Nëse veç je prej atyre që mundohen me u ushqy shntshëm, por e kanë t’vështirë me hjekë dorë prej ambëlsinave e deserteve, dije që nuk je vet – e nuk ke nevojë me ba kësi kompromisi t’dhimbshëm aspak. Mjafton me gjetë ambëlsina e deserte që anojnë ka e shnetshmja ma shumë sesa që janë t’damshme, e që n’shumicën e rasteve përmbajnë fruta.
Sallata me fruta tropikale padyshim asht alternativë e shnetshme e nji deserti fantastik, t’shnetshëm e estetikisht t’kënaqshëm, meqë falë ngjyrave e laryshisë t’frutave ky desert merr pamje super-joshëse, plus ka shumë pak sheqer n’krahasim me ambëlsinat e tjera e asht i mbushun me vitamina. E çka asht ma e mira- nuk t’merr shumë kohë me e përgatitë.
PËRBËRËSIT:
3 lugë gjelle lang portokalli
200 gr dredhëza (t’prera n’copë)
150 gr boronica
4 kivi (t’prera n’copë)
2 mango (t’prera n’copë)
1 ananas (i prerë n’copë)

PËRGATITJA:

Vendosi frutat n’pjatë t’thellë, shto langun e portokallit e pëziji mirë. Vendose n’frigorider për 30 minuta dhe servo.
REZULTATI:

Servoje sallatën kurdo që ta don shpirti e kaqu me shijen fantastike që ta ofron.
E meqë jemi tek frutat dhe ambëlsinat e frutave, mos e le pa e përgatitë edhe koktellin lebanez me fruta, frutat n’shtagë, ose pllakën e jogurtit me fruta mali – receta këto shumë t’shnetshme, simpatike dhe t’lehta, por edhe t’mira me u pa me sy. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
