Artisti shqiptar i zhanrit rock, me bazë në Los Anxhelos të Kalifornisë, ka publikuar këngën e tij të parë në gjuhën shqipe. Kënga titullohet “Sa Larg”. Teksti i këngës dhe komponimi është punuar nga vetë këngëtari ndërsa miksimin e zërit e ka punuar Chris Wonzer, i cili ka punuar për bendet si Sting, Deep Purple, R.E.M.
Kënga është shoqëruar me videoklip, i cili është xhiruar në Kosovë, në të cilën këngëtari paraqitet me instrumentin e tij të preferuar, kitarën, kurse protagoniste është bashkëshortja e këngëtarit, Florentina Beck.
Gjithashtu, përmes një postimin në rrjetin e tij social Facebook, këngëtari u shpreh se kënga i dedikohet atyre që nuk i kemi më në mesin tonë.
Ndonëse jeton jashtë trojeve shqiptare, këngëtari dëgjohet nga adhuruesit e zhanrit rock në Kosovë, Shqipëri dhe përtej.
Përgatiti:
