Një diamant rozë 11,15 karatësh është shitur për 49,9 milionë dollarë në Hong Kong, duke vendosur një rekord botëror për çmimin më të lartë për karat çdo diamanti të shitur në ankand ndonjëherë. I shitur të premten në ankand nga Sotheby’s Hong Kong, ‘Williamson Pink Star’ u vlerësua fillimisht 21 milion dollarë.
Perla e ka marrë emrin nga dy diamante legjendare. I pari është diamanti Williamson prej 23,60 karatësh, i cili iu dorëzua mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II si dhuratë martese në vitin 1947. I dyti është diamanti 59,60 karatësh Pink Star, i cili u shit për një rekord prej 71,2 milionë dollarësh në 2017.
Williamson Pink Star është diamanti i dytë më i madh rozë që shfaqet në ankand. Diamantet rozë janë ndër diamantet më të rrallë dhe më të vlefshëm.