katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    1 year ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    11 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportën e Kosovës, nga 1 janari lëviz pa viza në Shengen
    3 hours ago
    Prezantohet projekti për Tregun e Gjelbër në Prishtinë
    5 hours ago
    Nga sot, bileta e autobusit në trafik urban mund të blihet me SMS
    5 hours ago
    Esma Fera zgjedhet asistente në universitetin “New Haven” në ShBA
    6 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kapela ikonë e Michael Jackson shitet për bamirësi
    4 hours ago
    Lulzim Tafa nderohet me titullin “Doctor of Literature” nga Kongresi Botëror i Poetëve
    5 hours ago
    5 fakte për “Blinding Lights” nga The Weekend
    10 hours ago
    Taylor Swift-it i solli miliona – Edhe Beyonce planifikon të publikojë filmin e ‘Renaissance Tour’ në kinema
    8 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Propozimi për martesë që shkoi viral
    7 hours ago
    Shfaqja e parë në ‘Sphere’ duket sikur ishte një spektakël mbresëlënës
    17 hours ago
    Fshati që nuk mirëpret turistë në vjeshtë: Po na prishin rrugët e po na ulin kualitetin e jetës
    10 hours ago
    Gjashtë muaj në kërkim të një doktori: Lajm i mirë për qytetin që protestoi në mënyrë unike
    19 hours ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Qe qysh me i shti lulelakrat turshi sot, e masnesër me i pas’ gati për drekë/darkë
    1 week ago
    5 super-këshilla praktike që çdo merakli i kuzhinës DUHET me i ndjekë
    2 days ago
    Tost me gjalpë kikiriku dhe banane, n’daç me i pri mbarë ditës tande
    2 days ago
    Qe qysh me e pjekë lulelakrën n’furrë, n’3 hapa t’thjeshtë
    2 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    6 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    11 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 months ago
    Postimet e fundit
    Rekord historik në Muzeun “Onufri”, mbi 16 mijë vizitorë vetëm gjatë shtatorit
    5 hours ago
    Plazhet shqiptare të mbushura edhe në tetor
    7 hours ago
    Vendi që inaguroi trenin e parë me shpejtësi të lartë nën ujë!
    17 hours ago
    Fshati që nuk mirëpret turistë në vjeshtë: Po na prishin rrugët e po na ulin kualitetin e jetës
    10 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Vajza nga Gjilani mban në duar sigurinë e Microsoft-it
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Vajza nga Gjilani mban në duar sigurinë e Microsoft-it
Lajme të mira

Vajza nga Gjilani mban në duar sigurinë e Microsoft-it

Last updated: 09/10/2022 8:33 AM
67 Shikime
Shpërndaje
Teuta Hyseni (Courtesy Photo)
Shpërndaje

Kukullat e saj nuk mbijetonin asnjëherë gjatë. Që kur mban mend, Teuta Hyseni thotë se gjithmonë i priste lodrat e saj në gjysmë për të parë se si ishin të ndërtuara nga brenda.

Mijëvjeçarin e ri në shtëpinë e saj në Gjilan e kishin pritur me një kompjuter të ri, Pentium 3, e të njëjtën kureshtje ia kishte ngjallur edhe teknologjia që e fuqizonte atë.

E lindur në një familje atëherë pesëanëtarëshe, Teuta përshkruhej gjithmonë si një vajzë e urtë, asnjëherë e lazdruar dhe shumë e lidhur pas nënës së saj. Diçka tjetër që e karakterizonte atë ishte edhe pasioni për video-lojërat, si Counter Strike dhe Need for Speed, i ngjallur nga koha që kalonte me dy vëllezërit e saj dhe gatishmëria për t’i luftuar kornizat tradicionale gjinore

Këto karakteristika e kanë ndjekur Teutën gjatë gjithë rrugëtimit të saj jetësor: nga shkollimi fillor dhe i mesëm në Gjilan, ai universitar në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e deri te punësimi në gjigantin amerikan, Microsoft, si inxhiniere e sigurisë kibernetike.

Mundesh me e lexu edhe…

Prezantohet projekti për Tregun e Gjelbër në Prishtinë

Prej kur kishte filluar shkollimin, Teuta gjithmonë preferonte të zgjidhte probleme matematikore, para se të shkruante ndonjë ese ose të lexonte teori. Kjo e kishte shtyrë atë që ta zgjidhte inxhinierinë për karrierën e saj, e jo drejtësinë që ishte opsioni i saj i dytë, apo mjekësinë që ishte preferencë e familjes së saj.

Edhe tani, ajo preferon të merret vesh me të tjerët përmes numrave, në vend të fjalëve, pasi thotë se i mban mend më lehtë.

“Është një gjë shumë qesharake. Në autostradat në Amerikë, secila dalje e ka numrin dhe emrin. Unë kurrë nuk mund ta mbaj mend emrin e daljes, gjithmonë me numra shkoj. Njerëzit zakonisht e mbajnë mend emrin, unë vetëm them ‘tregoma numrin’”, thotë Teuta duke qeshur, teksa rrëfen për REL-in jetën e saj në San Francisko të SHBA-së.

- Advertisement -

Edhe pse kishte nisur përgatitjet për studime universitare për inxhinieri jashtë Kosovës që nga viti i dytë i shkollës së mesme, zgjedhja e saj nuk i erdhi lehtësisht.

Teuta u përball me shumë dyshime nga njerëz që i sugjeronin të zgjidhte një fushë tjetër që do të ishte, sipas tyre, më e përshtatshme për një vajzë.

“Në shoqëri, këto lëndët STEM [shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë] gjithmonë mendohen që janë për meshkuj. Por, kjo nuk ka kuptim, pasi që në shkollë fillore e të mesme vajzat janë më të zonjat se djemtë. Unë gjithmonë e kam pasur pyetjen se çfarë bëhet kur shkojmë në fakultet… A e humbim atë diturinë që e kemi në shkollë të mesme?”, thotë ajo.

- Advertisement -
Teuta Hyseni duke udhëhequr një konferencë të Microsoft, SHBA

Përgjigjen e kësaj pyetjeje që ia kishte bërë vetes, e mori në vitin 2008, kur nisi studimet në Universitetin Luterian të Teksasit. Gjatë studimeve, Teuta tregon se ishte më e përgatitur në Matematikë e Fizikë, sesa shumë studentë të tjerë dhe, për këtë arsye, u zgjodh edhe guvernatore e studentëve gjatë viteve të fundit të studimeve.

Megjithatë, jo gjithçka ishte e lehtë për të. Kur shkoi në Teksas, Teuta thotë se hasi në vështirësi shkaku i gjuhës, metodave të shkrimit akademik dhe orarit të ngjeshur të ligjëratave dhe detyrave universitare.

Por, dëshira e madhe për të arritur e motivoi që, përveç angazhimit në fakultet, të bënte praktikë në kompaninë e teknologjisë, Rackspace, në shoqatën bamirëse, Make A Wish, dhe në kompaninë e investimeve, Bulldog.

“Unë, faktikisht, kam lënë të gjithë familjen dhe jetoj tash në Amerikë, shumë larg prej tyre. Dhe nëse nuk arrij, me gjithë ato sakrifica, atëherë do të më dukej humbje kohe dhe nuk do t’ia vlente nëse nuk bëj diçka më shumë sesa që do të kisha mundur të bëja në Kosovë”, shprehet Teuta.

Në nëntor të vitit 2017, Teuta nisi punën si inxhiniere e sigurisë kibernetike në kompaninë e teknologjisë, Microsoft, ku tani shërben edhe si mentore për inxhinierët e rinj në atë departament.

Teuta thotë se e ndien obligim moral që t’i bëjë produktet e paketës Office, në të cilat punon, të sigurta për përdoruesit, pasi, siç thotë, “nuk mund të presim që njerëzit e rëndomtë të jenë të vetëdijshëm dhe të kenë mundësi të mbrohen vetë”.

“Kjo është arsyeja pse unë ende jam në fushën e sigurisë kibernetike”, thotë ajo.

Teuta dëshiron t’i kontribuojë komunitetit të sigurisë kibernetike edhe në Kosovë. Këtë ajo po e bën përmes pjesëmarrjes në konferenca të ndryshme, si ajo e javës së kaluar në Prishtinë: Samiti Digjital për Ballkanin Perëndimor. Në këtë samit, Teuta mbajti një fjalim frymëzues në temën “Besimi dhe siguria”.

E, për vetë Teutën, frymëzim është ëndrra për ta hapur një kompani të saj në fushën e teknologjisë. I vetmi shqetësim në këtë aspekt është se do ta ketë të vështirë ta braktisë rehatinë që e ka në Microsoft.

“Një gjë që do ta them për të rinjtë është që nëse mendoni të jeni sipërmarrës, atëherë nisjani herët, sepse kur vjen në një pikë ku je shumë rehat, është e vështirë ta lësh atë dhe të fillosh diçka të re. Sa më shumë që të kalon koha, aq më e vështirë do të jetë”, thotë ajo.

Por, pavarësisht problemeve që mund t’i hasë në fillim kur ta nisë rrugëtimin tjetër drejt ëndrrës së saj, Teuta thotë se është e gatshme të përballet me çdo sfidë.

“Besoj që edhe kësaj do t’ia arrij”, shprehet ajo, teksa optimizmi i vërehet edhe në sytë e rrudhosur nga buzëqeshja./Radio Evropa e Lirë

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

- Advertisement -

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Producenti i "Monty Python and Holy Grail": Kosova ka potencial për filma të mëdhenj
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    PriFest sjell në Kosovë producentët e "Monthy Python’s Holy Grail" e "King Speech"
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Ky është vendi më i sigurt në botë për vitin 2023...
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info/author/albana4/
    Zbulim fantastik: Gjetja e planetëve të pasura me ujë të lëngshëm bëhet 100 herë më e mundshme

TAGGED: Lajme te mira, Microsoft, STEM, top, Tophome
Albana Isufi Jashanica October 9, 2022 October 9, 2022
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Aktivitetet argëtuese të vjeshtës…
Artikulli i ardhshëm Rock artisti shqiptar, Skender Beck publikon këngën “Sa Larg”
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportën e Kosovës, nga 1 janari lëviz pa viza në Shengen

7 Shikime
Lajme të mira

Prezantohet projekti për Tregun e Gjelbër në Prishtinë

18 Shikime
Lajme të mira

Nga sot, bileta e autobusit në trafik urban mund të blihet me SMS

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000


katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info


Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back