Kush asht prind e kupton sa e vështirë asht n’disa raste me i bindë t’vegjlit me hangër ma shëndetshëm. N’daq provoje me dënim, e n’daq me shpërblim nëse i han frutat apo perimet para vehtës, nganjiherë as me i marrë me t’mirë, e as me i marrë me t’keq nuk funksionon. Dyfish ma vështirë asht me mos me i leju me hangër shumë ambël, t’u e ditë që ambëlsinat edhe i lajnë t’pa ushqym mirë, por edhe ndikojnë keq n’organizmin e tyre.
Ka mënyra interesante që i nxisin fëmijët me hangër fruta ma tepër e me u furnizu me vitaminat e nevojshme për trupin e tyre. E ne t’i kemi radhitë 3 idetë ma efikase për me ua mbushë jo veç synin, por edhe barkun ma t’vegjëlve tanë. Pos që t’mira me u pa, janë edhe shumë t’lehta me u përgatitë e nuk marrin shumë kohë.
1. BANANA POPSICLES

Banana popsicles janë nji prej recetave që munden me t’ndihmu, nëse ke fëmijë, don me ja ndrru shprehinë e t’ushqymunit, por edhe don me e lanë me qenë fëmijë e me ju ditë lezet gjanave. Përveç plot me vlera ushqyese prej bananes dhe çokollatës t’zezë, këto popsicles mundesh me i pasunu n’shije dhe vlera ushqyese edhe me dekorin që ua bashkangjet. Krejt përgatitja, pos e thjeshtë, asht edhe shumë e shpejtë; t’i merr 10 minuta kohë me i bo gati dhe 10 t’tjera me qenë t’gatshme për servim.
2. FRUTA N’SHTAGË

Frutat n’shtagë janë kombinimi ideal i frutave për secilin fëmijë – jo për faktin që janë fruta jasht-tokësor, por, sepse janë t’radhituna n’shtaga. Qe; kaniherë ki me gjetë vehtën pikërisht t’u provu ide t’tilla, për hirë t’shnetës t’ma t’dashtunve t’tu.
3. FRUTA ME FORMA

Nji prej ideve ma efektive për me i shti vocërrakët me i hangër frutat asht nëse ua servojmë e ua bajmë interesant pjatën. Prerja e frutave n’forma t’ndryshme asht tregu efektive për shumë prindër modern t’Tik Tok-ut. Ne, ta kemi ba edhe ma t’lehtë me e ditë se qysh mundesh me i përgatitë frutat me forma. Biles, t’i kemi lanë veç 2 hapa për me i përgatitë.
Qysh e tham edhe ma herët, triku asht me ua mbushë synin, se me i hangër i hajnë pa problem. E me kqyrë holl e holl – s’kanë faj, se nime po duken super t’mira! Veç kqyri seri!
Nëse don me hy n’ndonjanën prej recetave, veç kliko te fjalët e hijezume e futesh direkt n’link. /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram: https://www.instagram.com/gurmaneria/
Përgatiti:
