Vikendet janë për të pushuar e relaksuar, e nëse nuk dini se çka të shihni mbrëmjeve të vikendit Katror ka një sugjerim për ju.
Pas përfundimit të suksesshëm të serisë televizive amerikane “Game Of Thrones” në maj të vitit 2019, shtëpia kinematografike HBO, që nga data 21 gusht 2022 ka filluar me transmetimin e paraardhëses së GOT, “House Of The Dragon”, me po të njëjtin zhanër dramë-fantazi.
Ndonëse, ka pasur zëra nga skeptikët se e njëjta nuk do t’i kapë majat ashtu siç bëri GOT, deri sot, me 7 epizode të transmetuara, duket se shikuesit anë e mbanë botës orën 21:00 të çdo të diele e kanë rezervuar për HOTD.
Deri më tani, sipas IMDb sezoni i parë i kësaj serie është vlerësuar me notën 8.6, ndërsa epizodi i publikuar së fundmi është notuar me notën 9.4. Sezoni i parë do t’i ketë gjithsej 10 epizode.
HOTD zë vend rreth 200 vite para GOT dhe kryesisht përshkruan ngjarjet dhe pakënaqësitë në ndarjen e pushtetit brenda supremacisë Targaryen, shtëpisë më të fuqishme të Westeros, e cila në pronësi ka edhe dragonj.
HOTD është seria e dytë, krahas GOT, që u krijua nga George R. R. Martin dhe Ryan Condal për HBO, ndërsa të dy seritë bazohen në librat e Gorge R. R. Martin, “Song Of Ice And Fire” si dhe “Fire And Blood”.
Ndër emrat më eminent të aktorëve që u janë bashkuar krijimit të kësaj serie janë Olivia Cook dhe Emma D’Arcy. Nuk do të dëshpëroheni, shikim të këndshëm.
Përgatiti:
