A je merakli/ke e pastave, por t’u kanë ba pakëz bajat recetat e rëndomta? Qe ku na ke neve për me t’furnizu me ide e receta t’shijshme.
Shpageta vegjetariane t’cilat mundesh me i përgatitë t’u i ndjekë 6 hapa tepër t’thjeshtë, janë sygjerimi jonë për ty që je n’kërkim t’recetave t’reja, qoftë për drekë apo darkë. Mjafton me i përcjellë udhëzimet tona, e me t’dalë ushqimi me plot shije.
PËRBËRËSIT (SERVIM PËR 4):
1/2 paketim shpageta (linguine)
200 gr. kërpudha
150 gr tomatina
2 lugë gjelle vaj ullini
200 gr spinaq i freskët
1 lugë gjelle gjalpë
1/4 lugë çaji hudhër pluhur
1/4 lugë çaji vegetë
1/4 luge çaji biber t’zi
HAPI 1:

Vlo ujin me pak kripë. Pasi t’ketë lu, shto shpagetat.
HAPI 2:

N’ndërkohë që shpagetat po zihen, preji tomatinat dhe kërpudhat n’copa mesatarisht t’mëdhaja.
HAPI 3:

Shto vajin e ullinit n’tigan t’nxehtë. Shto kërpudhat e fërgoji për 4 minuta. Shto tomatinat.
HAPI 4:

Bashk me tomatina shto edhe spinaqin e larë. Mundesh me i lanë gjethet e mëdha ose me i coptu – varësisht qysh ke qejf. Kavërdisi perimet bashk për 5 minuta t’tjerë.
HAPI 5:

Sapo t’kenë kalu 9 minuta. Kullo shpagetat, por ruje 1 gotë ujë pastash për ma vonë. Shto pastat n’tigan bashk me gjalpin e përziji mirë. Shto ujin e leji me u zi për 2 minuta.
HAPI 6:

Shto erëzat e fillo me i përzi kohë pas kohe shpagetat për 2 minuta t’tjerë. Largo tiganin prej furrës e servo.
REZULTATI:

Shijoje këtë pjatë me nji gotë verë e kënaqu krejt. Poashtu, nëse ke qejf me e pasë edhe nji sallatë para vehtes, definitivisht këtë pjatë me shije shoqëroje me sallatën virale persiane “Shirazi”.
E mbasi veç jemi tek pastat, këtu mundesh me i gjetë edhe 3 receta t’pastave t’cilat mundesh me i përgatitë për ndonji darkë a drekë plot me shije. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
