Se konsumimi vezëve asht plot benefite për shëndetin, atë gja e kemi ditë kaherë. Kurse tash, sipas studimeve t’fundit, nji ve n’ditë mbronë organizmin nga sëmundjet e zemrës. E patjetër që sa i përket vlerave ushqyese, dihet se vezët janë burim tejet i mirë i proteinave.
N’daç për mëngjes, drekë, darkë a meze, vezët, e veçanarisht ato t’zierat vazhdojnë me qenë nji prej ushqimeve ma t’përdoruna e ma t’preferume t’shumicës prej nesh. Lehtë me u zi e hangër, ato s’kanë qysh me mungu n’pjatat tona. Megjithatë, ka edhe mite mbi vlerat ushqyese t’vezës, sidomos mbi t’verdhën e saj. E ne po t’i mbledhim ato n’këtë artikull.
Asht ma e shnetshme me i hangër veç t’bardhat e vezëve sesa komplet vezët (me t’kuqet e tyre)

N’fakt, e verdha e vezës asht pjesa që përmbanë ma s’shumti vlera ushqyese. Ajo përmban mbi 40% t’proteinave n’nji vezë t’plotë dhe ma shumë se 90% të kalciumit, hekurit dhe vitaminës B.

E kuqja e vezës gjithashtu përmban vitamina t’tretshme n’yndyrë t’vezës ( vitaminën A, D, E dhe K) – vitamina këto që ndihmojnë me t’mbajtë ma t’ngopun për nji kohë ma t’gjatë n’krahasim me t’bardhën e vezës.

Por a nuk e shkaktojnë vezët kolesterolin?

Hulumtimet tregojnë se kolesteroli n’vezë ka nji efekt shumë ma t’ vogël n’organizëm sesa konsumimi i ushqimeve t’tjera. Kuptohet, konsumi i vezëve duhet t’jetë imoderuar; 1 ve n’ditë asht e preferueshme me u konsumu dhe nuk e rritë rrezikun e sëmundjeve t’zemrës tek personat e shnetshëm.

Shkencëtarisht asht vërtetu që nëse kombinon nji dietë me pak kalori bashk me vezë për mëngjes, gjasat për me humbë peshe janë ma t’mëdhaja. E këtu nuk përfshihet vetëm t’bardhët e vezës, por edhe e verdha e saj – mjafton me u kujdesë për kaloritë e përgjithshme.
Poashtu, duhet t’kesh parasyshë 3 gjana kur zien vezë, n’daç me pasë rezultate t’mira n’gatim. Enëse ke qejf me provu nji recetë t’re me vezë, mos e la pa i provu vezët me fill avokadoje – vezë këto ideale qoftë për ndejat e ahengjet e ndryshme, qoftë për meze apo mes-shujta t’shnetshme.
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
