N’këtë mot të nxehtë ani pse pa det, Kosova ka vende magjepsëse ku do të gjeni freski, pamje përrallore, kënaqësi e aventurë të paharrueshme.
Njëlloj si ekipi i Katrorit, të cilët të dielën kaluan një ditë me Klubin Alpin Prishtina në malet e Prevallës, në Bjeshkët e Sharrit, ku destinacion e kishin Liqenin e bukur të Jazhincës.
Ecje rreth 16 kilometra, për të arritur tek Liqeni me lartësi mbidetare 1450 metra, për t’pushu e për t’u fresku me ujin e pastërt e të ftohtë.
Katrori s’ecën vetëm, ecë bashkë me Klubin Alpin Prishtina e miqtë e Katrorit.
Se qysh kanë kalu ndiqeni storien në vazhdim. /Katror.info/
Përgatiti:
