Pak ushqim mund të ndihmojë të bëni gjumë më të mirë, për sa kohë që nuk përmban kafeinë ose shumë sheqer. Rekomandimet janë që të hani ushqime që janë të lehta për stomakun.
Tre fruta që mund të hani para gjumit
Kivi
Kivi ka pak kalori dhe ka vitaminë C dhe E, si dhe antioksidantë. Kërkimet tregojnë se ngrënia e dy kivive një orë para gjumit për katër javë rresht mund të shkurtojë kohën që ua merr deri të flini dhe të zgjasë orët e gjumit.
Mund t’i hani vetëm kivit, ose t’i përzieni ata me kos.
Qershitë
Qershitë përmbajnë melatoninë dhe polifenole, dhe në disa studime lëngu i qershive ka treguar një efekt pozitiv për cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit, veçanërisht te njerëzit me pagjumësi.
Nëse zgjidhni frutën në vend të lëngut, do të merrni më pak sheqer. Rekomandohen 150 gramë qershi të freskëta në mbrëmje.
Ananasi
Ananasi është i lehtë për stomakun dhe përmban vitaminë C, mangan dhe pak magnez. Ngrënia e kësaj frute stimulon sintezën e hormonit të gjumit.
Rekomandohet një gotë ananas dhe një apo dy orë para gjumit./Koha.net/Katror.info