Krejt i kemi ditët ku prej monotonisë mendojmë veç me hangër; najherë ma shumë e najherë ma pak, ulun në fotele, t’u kqyrë film, secili ja kemi futë e e kemi fshi nji paketim çipsa veç vet. Edhe sado që e dijmë që do qasi momente nuk kanë t’pagume, prap asht mirë me ja kujtu vehtes me hangër sa ma shnetshëm për hirë t’shnetës.
Para se me u gjujtë në argumentin që “do alternativa t’shnetshme nuk t’kënaqin njejtë si fastfood-at e grickat”, asht me randësi me ditë që edhe ne pajtohemi me këtë mendim. Madje, ne nuk po mundohemi me t’bindë përfundimisht me hjekë dorë prej tyne, por, po mundohemi me të njoftu me alternativa ma t’shnetshme, që ti me pas’ n’mendje nji herë në s’di sa njanën prej tyre. Kështu, nëse jo gjithë, të paktën në do raste, pos që merr me vlera ushqyese, ndihesh edhe pak ma pak n’faj për shprehitë e konsumit.
Që me hangër shnetshëm, me t’kënaqë e me grickatë s’ka pse me qenë palidhje, e dëshmojnë 4 idetë tona t’shpejta, t’lehta e t’mira.
1. Rriska molle të gjelbër me gjalpë kikiriku (Peanut butter)

Me 2 lugë gjelle gjalpë kikiriku e nji mollë t’mesme t’preme n’riska, ti mundesh me i marrë diku rreth 280 kalori, 8 gram proteina, 16 gram yndyrë dhe 7 gram fibra.
2. Rriska karrote me humus (Hummus)

Me 2 lugë humus, e 3 karrota t’mesme t’preme n’riska, ti mundesh me i marrë diku rreth 150 kalori. Përveç kësaj, ti furnizohesh edhe me beta-karotinë, e cila n’trup kthehet n’vitaminë A (retinol) e që ndikon pozitivisht n’shnetën e syve, forcon imunitetin edhe përmison lëkurën. Prej humusit, poashtu merr proteina dhe fibra, meqë kjo paste përmbanë leblebia.
3. Keks orizi (Rice cake) me gjalpë kikiriku dhe banane

Me 2 lugë gjelle gjalpë kikiriku, nji keks orizi, gjysmë banana e pak susam, ti mundesh me i marrë diku rreth 157 kalori, 25 gram proteina, 19 gram yndyrë dhe 4 gram fibra.
4. Kokoshka me pak kripë

Me 2 lugë gjelle kokrra misri të thatë, 1 lugë të mesme vaj e pak kripë, mundesh me nxjerrë një pjatë kokoshka edhe me u ndi rehat me i konsumu, meqë edhepse nuk ta mbushin synin qaq, kanë goxha përfitime t’habitshme ushqyese; pak kalori, t’pasuna me antioksidantë, kokoshkat definitivisht janë alternative t’cilën problem që mundet dikush me i thane jo. Biles, një pjatë kokoshka, nuk përmban ma shumë se 60-70 kalori.
E herën tjetër kur t’kurdisesh me pa naj film a me lexu naj libër, e din çka mundesh me përgatitë pa u harxhu shumë, por edhe pa u gajlu për vinë e trupit!
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale
Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads
Përgatiti:
