Kur flasim për gjanat e mira e t’shijshme, duhet me e pranu që jo patjetër nji pjatë duhet me përmbajtë mish për me qenë e shijshme. Këtë e dëshmojnë recetat e ndryshme vegane dhe vegjetariane, përfshirë edhe 7 pjatat tona vegjetariane. Kurse tash shoqni këtyre pjatave po i ban edhe receta e qofteve vegjetariane me thjerrëza.
Qoftet me thjerrëza janë nji prej specialiteteve vegjetariane ma t’shijshme dhe me shumë t’drejtë. T’krijume tanësisht prej produkteve vegjetariane, këto qofte thjeshtë ta bombardojnë gojën me shije. E krejt çka t’duhet ty janë 30 minuta n’total e 4 hapa me i ndjekë, n’daç me i pasë gati këto super-qofte.
PËRBËRËSIT:
200 gr kërpudha (t’prera n’rriska)
2 gota thjerrëza t’ziera paraprakisht
1 gotë tërrshanë
2 ve
1/2 qepë (e imtësume)
2 thelpinj hudhër (e imtësume)
1 lugë çaji biber i kuq
1 lugë çaji kripë
4 lugë gjelle vaj ullini
HAPI 1:

Shto vajin n’tigan dhe kavërdise qepën me hudhër për 5 minuta. Shto kërpudhat dhe fërfoji për 3 minuta t’tjerë.
HAPI 2:

Shto mixin me kërpudha t’fërgume n’blender / procesor t’ushqimit, shto thjerrëzat e ziera, vezët, mëlmesat dhe tërrshanën e bluji ato deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme e trashë (sikurse brumi)
HAPI 3:

Merr pak nga masa e krijume dhe krijo qofte prej masës. Vendosi qoftet n’tigan me shumë pak vaj dhe fërgoji ato n’secilën anë nga 5 minuta.
HAPI 4:

Vendosi qoftet n’pjatë ose tepsi me pallomë (n’mënyrë që me e përthithë palloma yndyrën) dhe pasi t’i kesh fërgu t’gjitha qoftet servoji.
REZULTATI:

Servoji qoftet me salcën e famshme greke Tzaziki t’cilën lehtësisht mundesh me e përgatitë vet, apo njanën prej 4 sosave që shkojnë me gjithëçka. Mundesh me i përdorë qoftet si kombinim për sanduiçë t’ndryshëm ose burger vegjetarian, por edhe mundesh me i shoqnu me pjata si patatet me lulelakër n’tavë, apo patatet e mbushura me djathë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
