Kush nuk e njeh këngën “Xhamadani Vija Vija”, ajo është kthyer në një hit të padiskutueshëm mbarëkombëtarë që prej vitit 1992, kur u këndua për herë të parë nga këngëtarja Shkurte Fejza.
I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” kompozitori i këtij hiti por jo vetëm, Zef Çoba rrëfeu shumëçka nga hiti i famshëm. Ndër të tjera, ai tha se si u krijua hiti mbarëkombëtar brenda 4 orësh.
Vjen një moment që më gjen gati mua një këngëtare të njohur kosovare Shkurte Fejeza, bëhet fjalë për datën 17 tetor të vitit 1992. house time në darkë në Shkodër. Kishte informacione që unë kam krijim dhe informacion në gjurmët e tyre dhe që kërkohen që të kenë një këngë për emisionin që bëjnë para kry të javës.
Unë për momentin hezitova, sepse nuk e punoj muzikën pa një tekst. Duhej një afat, pastaj duhet të ulesha ta kompozojë, pastaj duhet të punojë bashkë, që të shkojë 4-5 ditë kështu. Unë e përcolla diku nga ora 10 e errët nga shtëpia ime, në orën 10:20 i kam hipur biçikletës dhe kam shkuar tek miku im Alfred Çapaliku, ai kishte rënë për të fjetur, e kam zgjuar nga krevati dhe kemi punuar deri në 4: 00 të mëngjesit.
Dhe të gjithë këto vargje që këndohen janë absolutisht të pandryshuar, me të një vargu që vet populli e ka treguar” rrëfeu ai në emisonin Rreze Dielli.
Po, kompozitori Zef Çorba tregoi se në fakt titulli origjinal i këngës është ‘Kam një shumë pikon si ar’.
“ Titulli origjnal ka qenë ‘Kam një lot pikon si ar’, jemi në tetor të 1992. Ky version është në Shkodër me orkestrimin e Radio Shkodrës” tregon kompozitori Çoba./Katror.info