Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora të enjten dukej në super formë teksa shfaqi barkun e saj të tonifikuar pas një seance stërvitore në Londër.

Artistja 32 vjeçe, u shfaq në sytjena sportive të zeza dhe pantallona të shkurtra të ngjashme, duke bashkuar veshjen me një palë atlete të markës ‘New Balance’. Këngëtarja flokët i kishte kapur dhe gjithashtu kishte vënë një palë syze dielli.

Rita shihej e buzëqeshur ndërkohë që shijonte rrugës një çaj në shëtitje me një mike të saj.

Kjo vjen një ditë para publikimit të albumit të saj të ri “You & I” që do të jetë i disponueshëm nga 14 korriku, për të cilin artistja nga Kosova në një intervistë kishte zbuluar disa detaje duke thënë se albumi është shumë personal që i dedikohet dashurisë dhe jo vetëm.
Por, Ora sqaroi se nuk ka të bëjë personalisht vetëm me dashurinë ndaj partnerit, por edhe për njerëzit e tjerë përreth. /Katror.info
Përgatiti:
