katror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    8 months ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    7 months ago
    Të ngrisim një gotë për…
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë Alzheimer-in para se të shfaqen simptomat
    3 hours ago
    Ismail Kadare i ftuar nderi në edicionin e 25-të të Panairit të Librit në Prishtinë
    4 hours ago
    Armond Daci profesor në UP, me sukses të rëndësishëm shkencor
    5 hours ago
    Rock & Blues Music Festival mbahet më 10 dhe 11 qershor në Prizren
    5 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    12 months ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    9 months ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Capital T, Ledri Vula dhe Majk më 3 qershor sjellin bashkëpunimin e tyre të ri
    3 hours ago
    Informacionet që Princi Harry ndau në librin e tij, mund t’i shkaktojnë probleme në ShBA
    4 hours ago
    Rikthehet UniKKatil, sot sjell këngën e re
    4 hours ago
    Vivien Thano e Getinjo po bëhen prindër?!
    5 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    12 months ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    12 months ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Pse u bë viral një moment me aktoren Jane Fonda në Kanë?
    7 hours ago
    Elon Musk, një gjeni apo budalla?
    1 day ago
    Një avokat amerikan pranon përdorimin e inteligjencës artificiale për hulumtimin e një rasti
    3 days ago
    Neuralink i Elon Musk-ut merr miratimin e FDA për studimin klinik të implanteve të trurit
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    11 months ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    11 months ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Sallatë me dredhëza dhe rukollë; sallata që s’e ke ditë që t’DUHET n’jetë
    21 mins ago
    Taco-supë; supa meksikane që DUHESH me e kërku
    9 hours ago
    Kuskus me qiqra – sallata që t’i mbushë brinjët
    3 days ago
    Krem-supa me selino; supa që i madh e i vogël e dojnë po që se e kërkojnë
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    2 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    7 months ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    8 months ago
    Postimet e fundit
    “Alpet e Shqipërisë” të pasura me larmi bimësh, arrijnë shifër prej rreth 1600 llojesh
    5 hours ago
    ‘Map of Europe’ jehonë turizmit shqiptar, krijon mozaik fotosh të Shqipërisë
    5 hours ago
    Si ta vizitojmë Venecian pa harxhu shumë para?
    1 day ago
    Uji në Venecia merr ngjyrë të gjelbër
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • sq Albanian
    sq Albanianen English
Duke e lexuar: 5 kombinime t’vezëve n’sy, n’daç mëngjeset me i nisë mirë ti
Shpërndaje
katror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » 5 kombinime t’vezëve n’sy, n’daç mëngjeset me i nisë mirë ti
Shije

5 kombinime t’vezëve n’sy, n’daç mëngjeset me i nisë mirë ti

Last updated: 30/05/2023 8:10 AM
41 Shikime
Shpërndaje
Shpërndaje

Contents
Ndreçja vehtës ditën me 1 prej 5 kombinimeve tona për mëngjes me ve n’sy; kombinime këto sa t’thjeshta e t’lehta, po aq edhe t’shijshme, t’ngopshme e t’shnetshme e që edhe ni amater /e n’kuzhinë mundet me ja dal me i përgatitë pa pasë nevojë me u lodhë shumë, por as me shpenzu shumë harxh. 1. Ve, tost, avokado, tomatina balsamike dhe boronica 3. Ve, bukë integrale, avokado, tomatina, salmon i tymosyn dhe boronica 4. Ve me speca, tost integral me krem-djathë, avokado e domate dhe dardhë5. Ve, tost, avokado, tomatina balsamike dhe boronica

Mëngjeset e nisuna mirë, janë ato mëngjese ku ushqehemi mirë. Andaj edhe asht mirë me e përgatitë nji mëngjes t’mbushun me vlera ushqyese e t’shnetshëm. Qata pjatat e kombinume me vezë janë ideale për nji super-mëngjes kampionësh e pse jo edhe ndonji vikend dembel a “Brunch” – e edhe shkencëtarët tashma e kanë dëshmu se 1 ve n’ditë asht mirë edhe për zemër. E ne nuk kemi qysh mos me i marrë për bazë këto këshilla t’ekspertëve e me t’furnizu me ide t’mira.

Ndreçja vehtës ditën me 1 prej 5 kombinimeve tona për mëngjes me ve n’sy; kombinime këto sa t’thjeshta e t’lehta, po aq edhe t’shijshme, t’ngopshme e t’shnetshme e që edhe ni amater /e n’kuzhinë mundet me ja dal me i përgatitë pa pasë nevojë me u lodhë shumë, por as me shpenzu shumë harxh.

1. Ve, tost, avokado, tomatina balsamike dhe boronica

kombinimi 1

Kombinime t’tilla definitivisht munden me u konsideru mëngjese kambionësh, meqë vērtetë krejt çka ish dasht’ me e marrë prej vlerave ushqyese e ke n’pjatë. Kështu, 1 ve e fërgume, 1/2 e avokados e pak bukë integrale, 1 grusht boronica e pak tomatina t’përgatituna me uthull balsamike e borzilok janë krejt çka t’nevojiten për kërë sygjerim. E për ekstra shije mundesh sipër vezës me e shtu do biber me fara speci. Po pate qejf, shoqnoje këtë pjatë mëngjesi me 1 gotë smoothie me mjedra dhe gjalpë kikiriku.

Mundesh me e lexu edhe…

Taco-supë; supa meksikane që DUHESH me e kërku

2. Ve, tost, avokado, kashkavall, tomatina, spec dhe boronica

- Advertisement -
kombinimi 2

Ngjashëm me rekomandimin e sipërm, edhe kombinimi i radhës asht prej atyre pjatave që lehtësisht me pak harxh arrinë me i plotësu kërkesat e organizmit për me qëndru i/e ngopun deri n’drekë. Mjafton me fërgu 1 ve e me ja bashku pjatës 1 rriskë kashkavalli, 1 grusht tomatina bashk me 1 gjysmë speci t’kuq, 1 grusht boronica e 1 rriskë t’rreshkun buke. N’kombinime si kjo – thjeshtësia e ban t’vehtën. Po pate qejf me e forcu imunitetin, atëherë shoqnoje këtë pjatë mëngjesi me 1 smoothie me mollë dhe rrepë t’kuqe.

3. Ve, bukë integrale, avokado, tomatina, salmon i tymosyn dhe boronica

kombinimi 3

Eh, ky kombinim asht pak ma ekstravagant e ma i kushtueshëm, por definitivisht ja vlenë me ja ba qejfin vehtës najherë e me e kriju nji pjatë nordike mëngjesi. Kështu 1 ve n’sy, 1 grusht tomatina, 2 rriska bukë integrale, pak salmon i tymosun dhe 1/2 e avokados janë krejt çka ke nevojë me e kriju nji pjatë si kjo. E për ekstra shije, mundesh me e spërkatë pjatën me pak biber me fara speci apo edhe biber t’zi. E për 1 mëngjes multi-vitaminoz, mos e le pa ja bashkangjitë këtij rekomandimi edhe 1 smoothie me karrota dhe banane.

- Advertisement -

4. Ve me speca, tost integral me krem-djathë, avokado e domate dhe dardhë

kombinimi 4

Që n’pjatat e mëngjesit asht mirë me konsumu edhe ndonji frut, asht gja e ditun. Kësaj radhe pjatës me ve n’sy bashkangjitja 1/4 ose 1/2 e nji dardhe, dhe pak speca t’kuq t’grirë imët. Poashtu, krijoje nji tost integral me krem-djathë, avokado dhe domate. Oregano e biber me fara speci mundesh me i shtu pjatës poo që se parapëlqen këto erëza. Ndërkaq, për pak ma shumë ambëlsi dhe shije, smoothie me dredhëza dhe ananas asht pija ideale e kësaj shujte.

5. Ve, tost, avokado, tomatina balsamike dhe boronica

kombinimi 5

Nëse je prej atyre që nuk ta merr mendja që ngihesh veç me 1 ve, atëherë fërgoji 2 e bashkoji n’pjatë bashk me 1 rriskë integrale, kashkavall e pak domate, shto 2 lugë gjelle misër t’konservum dhe pak gjethe t’freskëta borziloku ose magdanozi. Mos harro me i shtu edhe pak biber me fara speci për shije vezëve. Poashtu, kësaj pjate mundesh me ja shtu edhe 1 gotë t’smoothie-t me mollë dhe shegë; smoothie ky që nime ditën ta ndreçë.

E meqë jemi tek rekomandimet për mëngjes, ne e dijmë sa e vështirë asht me i shti picimulët me hangër n’raste t’caktume, veçanarisht kur janë ma t’vegjël dhe e ngrijnë krytë lidhje palidhje. Andaj për ty që ke fëmijë t’vegjël, qe 4 ide se çka me ju përgatitë fëmijëve për mëngjes. Besa, përveç këtyre rekomandimeve, jemi t’bindun që edhe muffin-vezët me spinaq dhe djathë munden me ju pëlqy vocërrakëve, andaj provoji. Shijo! /katror.info/

Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria

Përgatiti:

Kaltrina Zhushi
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info/author/kaltrina/
    Sallatë me dredhëza dhe rukollë; sallata që s'e ke ditë që t'DUHET n'jetë
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info/author/kaltrina/
    Taco-supë; supa meksikane që DUHESH me e kërku
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info/author/kaltrina/
    Kuskus me qiqra - sallata që t'i mbushë brinjët
  • Kaltrina Zhushi
    https://katror.info/author/kaltrina/
    Krem-supa me selino; supa që i madh e i vogël e dojnë po që se e kërkojnë

- Advertisement -

TAGGED: albanian food blogger, albanian recipes, cka me hanger, gatuaj ne shtepi, gatuaj shendetshem, gurmaneria, ha mire, ha shendetshem, healthy, ide per mengjes, Katrori yt, kombinime per mengjes, kuriozitet, Lifestyle, mengjesi interesant, muffin-veze, nise diten mire, omlet, perime, pjate mengjesi, receta e dites, receta ime, receta shqip, receta te lehta, receta te shendetshme, receta te shijshme, receta te shpejta, receta te thjeshta, receta virale, shendeti, shije, shije fantastike, shije interesante, shije unike, shijshem, smoothie, top, ushqehu shendetshem, ve ne sy, veze ne sy, virale
Kaltrina Zhushi May 31, 2023
Shpërndaje
Facebook TwitterEmail Print
Artikulli i mëparshëm Foto: NME 5 fakte për “Yellow” të Coldplay
Artikulli i ardhëshëm Rashica flet pasi fitoi titullin e kampionit në Turqi: Jemi kampion me shumë meritë
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mundesh me e lexu edhe...

Shije

Sallatë me dredhëza dhe rukollë; sallata që s’e ke ditë që t’DUHET n’jetë

2 Shikime
Life Style

GPT-5 spekulohet të jetë më inteligjent se njerëzit, kur do të vijë dhe çfarë mund të ketë?

3 Shikime
Lajme të mira

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë Alzheimer-in para se të shfaqen simptomat

2 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38345720430
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back