Tashma nuk don fjalë se sa t’përshtatshme janë smoothie-t për kando që asht përngutë e nuk ka vakt me përgatitë çdo herë shujtën e mëngjesit. Madje, për ata që janë super t’zanun, edhe përgatitja e racioneve për smoothie asht nji alternativë që t’i merr 10 minuta n’javë e t’pshton për tanë javën; Racionet për “green” smoothie si dhe racionet për smoothie me fruta mali e gjalpë kikiriku janë 2 shembuj.
Ne për ty sot e kemi zgjedhë nji recetë t’re për smoothie. Bahet fjalë për smoothie-n me dardhë e xhenxhefil, e që si çdo smoothie tjetër, nuk don ndonji fiozofi me përgatitë.
PËRBËRËSIT:
1 e 1/2 dardhë
1/2 gotë jogurt grek
1/3 gotë qumësht
1 copë t’vogël xhenxhefil t’grirë n’rende (copa sa maja e 1 luge çaji)
PËRGATITJA:

Shto t’gjithë përbërësit n’blender e bluji mirë deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme e pastaj servo n’gotën që dëshiron.
REZULTATI:

Pije sa je ende n’shpi, ose merre me vehte n’punë. Mjafton me e rujtë n’frigorifer n’shishe t’xhamit për me qëndru e freskët. Madje qëndron e tillë për 2 ditë – veç e shkundë para përdorimit. Poashtu, po t’pëlqeu me e ambëlsu pak smoothie-n e me i jep ma shumë shije t’ambël, shtoja 1 lugë mjaltë gjatë përgatitjes. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
