Një nga ikonat e HipHop-it në botë është padyshim 50 Cent. Ai mbetet njëri nga artistët më të suksesshëm prej vitesh, për shkak të çmimeve të shumta ndërkombëtare që ka fituar.
Curtis James Jackson III i cili është emri i vërtetë i 50 Cent, ka mbajtur një koncert në qytetin e Gjenevës në Zvicër.
Pasi performoi hitet e tij, 50 Cent në mbyllje të koncertit ka përshëndetur pjesëmarrësit duke bërë shqiponjën dykrenare me duar. Shiko videon më poshtë:
Katror ju rikujton se ylli botëror i muzikës rep në dhjetor të vitit 2007 mbajti një koncert në Prishtinë në prani të rreth 25 mijë adhuruesve të tij, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga vendet fqinje. Koncerti i tij u mbajt në ambient të hapur, në stadiumin e kryeqytetit, në një mot shumë të ftohtë.