Nuk ka ma mirë se me ra n’receta që janë lehtë t’kombinueshme me shumë ushqime e pjata e t’cilat lehtësisht mundesh me i përgatitë n’kushte shtëpije. Kështu ne vazhdimisht jemi n’kërkim t’recetave t’tilla e po m’duket që kësaj here ja kemi qëllu fiks fare.
Kërpudhat me gllazurë balsamike janë prej atyre recetave që mundesh me i servu me çkado, dhe që kurrë nuk dështojnë me sjellë risi tek ata që i provojnë. Ambëlsia e sojës dhe sheqerit, aciditeti i uthullës balsamike si dhe shije “mishnore” e kërpudhave n’kombinim me erëzat asht kombinimi që as ti vet nuk e ke ditë që ke nevojë me e provu. E çka asht ma e mira – mundesh n’4 hapa me e përgatitë këtë delikatesë unike dhe plot shije.
PËRBËRËSIT:
200 gr kërpudha (t’prera – opsionale)
1 lugë gjelle vaj ullini
3 lugë gjelle uthull balsamike
1/2 lugë gjelle sheqer i kafët
1 lugë gjelle sos soje
2 thelpinj hudhra (t’imtësume)
1 lugë çaji trumzë t’thatë
1 lugë çaji biber i zi
HAPI 1:

Paraprakisht nxeje furrë n’200 C, e pastak vendosi kërpudhat n’nji tepsi.
HAPI 2:

Shto balsamikon, erëzat, sheqerin, vajin, sosin e sojës dhe hudhrën e grirë me 1 enë e përziji ato mirë.
HAPI 3:

Shto gjysmën e sasisë me balsamiko dhe erëza n’tepsi dhe sigurohu që t’gjitha kërpudhat t’jenë t’mbulume me pak salcë. Vendose tepsinë n’furrë për 15 minuta herën e parë, vazhdo shto sasinë e dytë t’balsamikos dhe vendose tepsinë prap n’furrë për 15 minuta t’tjera.
HAPI 4:

Largo tepsinë për t’dytën herë, shto sipër folie alumini dhe vendose për herë t’fundit tepsinë n’furrë edhe për 10 minuta t’tjera, n’150 C, pastaj servoji.
REZULTATI:

Servoji kërpudhat si pjatë n’vehte apo si shoqnuese t’pjatave kryesore sikurse janë patatet me lulelakër n’tavë, apo pjatat e ndryshme me oriz. Ti poashtu mundesh që këto kërpudha me i servu n’nji meze t’përzier bashk me tomatinat e mbushuna me djathë, apo n’nji meze t’nxehtë bashk me shkopthat prej kashkavalli dhe 4 super sosat për meze.
E pasi që veç jemi tek mezet dhe gjanat e mira, mos e le pa u informu për krejt gjanat që DUHESH me i ditë kur je t’u gostitë mysafir. Shijo! /Katror.info
Përgatiti:
