“Është koha për t’u kthyer në shtëpi, në Londër!” Dua Lipa ka ndarë një mori fotografish nga qëndrimi i saj në Nju Jork përpara se të nisej për në shtëpi për të performuar para mijëra fansave në Capital Jingle Bell Ball në Londër.
Së fundmi ajo ishte në Nju Jork për të kënduar në një koncert festiv në prag të festave të Krishtlindjeve.
Këngëtarja britanike, 27 vjeçe, e cila vjen nga kryeqyteti britanik, ndau një mori fotografish të sinqerta nga qëndrimi i saj në Big Apple pak para se të kthehej në shtëpi.
Në fotografitë për 87.4 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Dua dukej sensacionale teksa u kap në pika të ndryshme gjatë udhëtimit të saj në Shtetet e Bashkuara.