Kushdo që ka problem me anemi e din sa e vështirë asht me gjetë zgjidhje për me e forcu imunitetin e me i shumu rruzat e kuqe t’gjakut përmes ushqimit e pijeve. Edhe ma shumë kufizohen ata t’cilët nuk e kanë n’qejf rrepën – rranjë kjo që njihet si një ndër ushqimet ma t’njoftuna për forcim imuniteti e shtim t’rruzave ‘tgjakut.
Smoothie me rrepë t’kuqe asht smoothie t’cilin ta rekomandojmë e që nuk shijon shumë sikurse rrepa, sepse frutat e tjerë ndihmojnë me ja përhupë shijen e dheut për t’cilën njihet rrepa. 2 minuta kohë e 3 hapa t’thjeshtë janë krejt çka t’duhet për me ja ndihmu vehtes e imunitetit tand.
PËRBËRËSIT:
70 gr rrepë t’kuqe t’freskët
1 mollë e gjelbër
70 gr mango e ngrirë
1/2 gotë lang portokalli
1/2 gotë ujë
HAPI 1:

Shto t’gjithë përbërësit n’blender dhe bluji deri sa t’shpërbahen t’gjithë përbërësit e t’krijohet nji masë e njitrajtshme.
REZULTATI:

Servo smoothie-n n’gotë ose vendose n’shishe t’xhamit e ruje n’frigorifer. Ky smoothie qëndron i freksët për 2 ditë. Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit. Pra, vepro njilloj sikurse me smoothie-n klasik me rrepë t’kuqe.
E meqë jemi te recetat për smoothie, mos e le pa e provu edhe smoothie-n me mollë dhe dredhëza, apo edhe smoothie-n me thana dhe mollë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
