T’u u ndreçë koha e t’u ju afru verës po shkojnë t’u u shtu ditët e netët e shoqnume me mish, perime, birra e skarë. E nëse je merakli/ke i/e perimeve atëherë ne e kemi nji recetë simpatike dhe plot shije, e që po e provove jemi t’bindun që ke me e përgatitë ma shpesh e ke me e kombinu n’mënyra t’ndryshme n’raste ‘ttilla..
Perimet e pjekuna n’furrë n’skarëjanë kombinimi që i shkon secilës pjatë – veçanarisht ditëve e netëve kur je mbledhë me familje e miqë e kur e dhezë skarën. Ato madje munden lehtësisht me u kombinu me lloje t’ndryshme t’ushqimeve qoftë t’nxehta a t’ftohta, e që kësisoji ti mundesh me i kursy edhe t’nesërmen vehtes kohë.
PËRBËRËSIT:
5 lugë gjelle vaj ullini
2 lugë gjelle uthull vere t’kuqe
1 thelpi hudhër (e grirë)
1 lugë e mesme oregano
¼ lugë çaji kripë
¼ lugë çaji biber i zi
2 qepë t’kuqe (t’prera n’copë)
200 gr kërpudha t’egra
1 spec i kuq paprika (i prerë n’copë)
1 spec i gjelber paprika (i prerë n’copë)
2 kungullesha (t’prera n’copë)
250 gr tomatina

HAPI 1:

N’nji enë t’thellë shto vajin, uthullën, hudhrën e grirë dhe erëzat dhe me tel kuzhine përzije masën mirë deri sa t’krijohet nji masë e njitrajtshme.
HAPI 2:

Shto perimet n’pjatën me marinadë dhe përziji ato mirë deri sa ta përthithin marinadën.
HAPI 3:

Merr shkopthat e skarës dhe fillo nguliti perimet nji pas nji n’to. Sigurohu që prej t’gjitha perimeve me pas’ ngapak.
HAPI 4:

Me brushë gatimi lyji perimet sipër dhe vendosi n’skarë. Pjeki n’t’2 anët nga 5-7 minuta dhe servo.
REZULTATI:

Servoji perimet me rriska limoni dhe shfrytëzoji ato për me ta shoqnu cilëndo pjatë kryesore. Ne ta rekomandojmë me i shoqnu ato me sallatë patatesh me mustardë, ose me sallatën mediterane t’patateve – për opsione vegjetariane. Ndërkaq, për pjata me mish, ne ta rekomandojmë me i shoqnu perimet me qofte greke, ose me shniclle pule.
E mbasi veç jemi te ushqimet e mira dhe plot shije, e që përmbajnë shumë perime, mos e le pa e provu edhe supën marokane me thjerrëza dhe perime, supën me domate, ose supën me speca t’kuq – receta këto që asht gjynah mos me i kërku t’paktën nji herë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
