Tash që jemi rritë e po na bjen vet me përgatitë, po e kuptojmë shumë mirë sa asht problem me ardhë me ide për gatesa, sidomos kur asht fjala për drekë ose darkë. Recetat sa ma t’thjeshta e t’lehta me u përgatitë, aq ma t’pëlqyshme për kando, e besa edhe ma t’përdorshme.
Përgatiti patatet e ambla me shumë pak përbërës n’mënyrën ma t’thjeshtë e t’lehtë t’mundshme, pa e mundu vehtën fort e shoqnoji ato bash me çkado që ta don zemra. Kjo recetë asht shumë e përshtatshme për kando që ruhet pak n’ushqim e ka nevojë me marrë shujtën me vehte n’punë.
PËRBËRËSIT:
4 patate t’ambla
4 lugë gjalpë
Kripë dhe biber opsionale
4 lugë t’mesme mjaltë
HAPI 1:

Fillimisht sigurohu që i ke pastru mirë patatet dhe paraprakisht nxeje furrën n’200 C. Pastaj merr nji patate dhe me piru krijo aty-këtu vrima rreth e përqark patates. Njilloj vepro edhe me patatet e tjera.
HAPI 2:

N’tepsi t’mbulume me letër për pjekje vendosi patatet dhe futi n’furrë me u pjekë për 45 minuta.
HAPI 3:

Largoje tepsinë prej furrës. Merri patatet (me kujdes sepse janë t’nxehta) dhe me thikë ndaji n’mes, por sigurohu që fundi i patates t’vazhdojë me qenë i kapun. Pra, krijo hapësirë sikur për sanduiç.
.
HAPI 4:

Me piru fillo e qapurrite pjesën e brendshme t’patateve deri sa t’krijohet nji masë pireje. Shtoja secilës patate n’mes nji lugë gjalpë, kripë e biber sipas dëshirës dhe 1 lugë mjaltë sipër.
REZULTATI:

Ngjashëm sikurse receta jonë e maparshme e gjoksit t’pulës me mini-lakra dhe patate t’ambël, ti mundesh edhe recetën e tanishme për patatet e ambla me e shoqnu me filetë e pulës me marinadë greke, e me u kënaqë t’u hangër. Besa edhe për punë me e paketu n’kuti t’pauzës bashk me njanën prej 4 super-sallatave interesante t’tonat.
Mos e le pa e provu ndonjiherë edhe sallatën e patateve me pesto, sallatë kjo që t’len pa mend. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
