Domatet kanë qenë, janë dhe mbesin nji prej ushqimeve ma t’përdorshme anë e mbanë globit dhe me t’drejtë. Falë përfitimeve shëndetësore që sjellë konsumi i domates, por edhe shijes dhe laryshisë t’pjatave që kanë domate, ky frut (po pra, frut llogaritet, por konsumohet sikurse perimet) rekomandohet vazhdimisht prej mjekëve e ekspertëve për konsum thujase ditor. E falë vitaminës C, por edhe vlerave ushqyese t’tjera që përmbanë, domatja me t’drejtë kontribon jashtëzakonisht shumë n’shëndetin tonë.
N’daç e freskët e n’sallata, n’daç si salcë a sos, apo edhe e zier, e pjekun, n’pica, n’pasta, taco e çfarëdo përgatitje, domatja dhe variacionet e saj i jepin lezet secilës gatesë – kjo nuk don diskutim. Andaj, ne i kemi përzgjedhë 7 recetat ma t’mira me domate t’cilat DUHESH me i përgatitë kurdo që don diçka t’shijshme me hangër.
1. SALSA MEKSIKANE

Salcën pikante meksikane mundesh me ja bashkangjitë secilit specialitet meksikan, qofshin ato tacos, tortillas, enchiladas, nachos, tamales etj.. Biles, salcat meksikane si kjo sot që po ta sygjerojmë, janë arsyeja pse këto specialitete janë kaq t’parezistushme e t’shijshme. E ma e mira e kësaj recete asht që mundesh me i përgatitë n’1 hap t’thjeshtë me përbërës t’freskët.
2. PASTA ME TOMATINA T’PJEKUNA

Kjo recetë mundet me t’hy n’punë veçanarisht n’ditët kur s’ke fort kohë me përgatitë, por t’hahet diçka e shpejtë, e mirë, e shijshme dhe e lehtë me u përgatitë. Kështu, pasta me tomatina t’pjekuna asht tamam receta që n’2 hapa fort t’thjeshtë mundesh me e përgatitë, e që jemi t’bindun që nuk ke me dal i/e zhgënjyer aspak.
3. SUPË ME DOMATE

Nji tavolineje t’shtrume mirë nuk ban me i mungu as supa. Tamam sa me e përgatitë lukthin për pjatën kryesore, supa shërben si ushqim që e lehtëson tranzicionin që e pëson kulthi prej t’qenunit i untë – n’t’ngopun. Thjeshtë e lehtë ti mundesh me e përgatitë supën me domate – supë kjo që ta ndreçë secilën drekë a darkë vjeshte, pikërisht për shkak t’shijes, ngrohtësisë e komoditetit që ta ofron. E ma e mira asht, që shkon me cilëndo pjatë kryesore, por mundesh edhe si pjatë n’vehte me e konsumu.
4. BRUSKETA “KLASIKE” ITALIANE

Bruschetta (lexo italisht), ose shqip t’njohuna si brusketa, janë nji prej aperitivëve ma t’shijshëm që mundemi me i hasë nëpër restorane italiane. Dikund ma t’mira, dikund jo edhe aq – përmes tyne synohet me ta pru nji copë Italie n’pjatë. E n’pamundësi me udhëtu, çka mundesh me ba asht me gatu.
5. TOMATINA T’MBUSHUNA ME DJATHË

Tomatinat e mbushuna me djathë janë rekomandimi jonë për cilëndo drekë a darkë që e ke sosë me e përgatitë. T’lehta me u hangër dhe t’përshtatshme për shijen e shumicës, këto kafshata t’vogla shkojnë bash me gjithëçka dhe e plotësojnë n’mënyrën ma t’mirë menynë e ditës, plus nuk lypin fort punë e as shumë harxh.
6. PENNE ARRABIATA

Senet e mira s’kanë pse me qenë t’komplikume, e këtë ma s’miri e dëshmon kjo recetë fenomenale e penne arrabiata, e cila as nuk don shumë punë e kohë, por as harxh. Shije perfekte, unike e freskie n’pjatë sikurse me sosin pikant t’domateve – harro që gjenë lehtë dikund tjetër.
7. BRUSKETAT KAPREZE

T’inspirume prej brusketave klasike, por edhe sallatës t’famshe kapreze, receta e radhës asht nji kombinim t’cilin ban mirë me e provu e i cili kurrë nuk dështon me t’kënaqë, sidomos nëse t’ka tepru bukë bajate e s’don me e lanë me t’shku posht (mundesh edhe t’freskët me përdorë). Mjaftojnë 2 hapa t’thjeshtë e pak minuta kohë me i përgatitë brusketat kapreze.
Shijoje secilën prej pjatave n’çfarëdo kohe, qoftë për drekë a darkë e kënaqu me shijen që ta ofrojnë domatet e përfshira n’secilën prej rekomandimeve t’tona. Poashtu, lirisht modifikoji këto sygjerime dhe përshtati sipas shijes e preferencave t’tuja – mjafton mos me i lanë domatet anash. Shijo!
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
