Kuzhina meksikane asht nji ndër kuzhinat ma t’famshme e ma t’preferume t’njerëzve t’kulturave t’ndryshme n’mbarë botën. Ajo njihet për delikatesat n’petë, me shumë djegësti, përbërës t’freskët e kombinime interesante, por edhe për variacionet e ndryshme t’cilat i ofron.
Specialitetet si tacos, tortillas, enchiladas, nachos, tamales vështirë se paramendohen t’servume pa ndonji salcë pikante. Besa, salcat meksikane si kjo sot që po ta sygjerojmë, janë arsyeja pse këto specialitete janë kaq t’parezistushme e t’shijshme. E ma e mira e krejt këtyre salcave asht që mundesh me i përgatitë n’1 hap t’thjeshtë me përbërës t’freskët.
PËRBËRËSIT:
3000 gr tomatina
1 qepë e kuqe
1 thelb hudhër
1 grusht magdanoz i freskët
1/2 spec i gjelbër (pikant)
Langu i 1 limete (lime)
Kripë (Opsionale)
1 lugë gjelle Kurkumë/Shafran (Cumin)
PËRGATITIJA:
Shto t’gjithë përbërësit n’blender. Bluji ato n’frekuenca prej 15 sekondash, deri sa t’krijohet nji masë salce. Pra, as krejt e njitrajtshme, por as tanësisht me copa t’mëdha. Servo.
REZULTATI:
Servoje salcën meksikane n’pjatë t’thellë e shto copëza magdanozi e qepe sipër. Bashkoja salcën pjatave me nachos, torillave meksikane t’mëngjesit, fajitave t’pulës, fajitave me mish viçi dhe perime, apo enchiladave prej kungulleshe e kënaqu t’u hangër e t’u i shiju këto delikatesa meksikane, për t’cilat ti mundesh me i mësu edhe disa fakte interesante. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria