Festat e fundvitit veçse janë afru e shumë prej nesh kemi fillu me i ba përgatitjet e nevojshme, duke fillu prej bredhit, dritave, qirinjëve e dhuratave për ma t’dashtunit tonë. E radhën për me i kushtu kujdes, e vëmendje e kanë edhe recetat e ndryshme t’cilat mundemi me i përgatitë gjatë këtyre ditëve festive.
Kujdesi për detaje, servim e dekorim asht hap i randësishëm dhe që e ban diferencën n’raste ma speciale, veçanarisht gjatë festave t’fundvitit. E pjata sikurse green mezja sht ideale për gosti familjare e shoqërore, sidomos nëse ke ftu ose gostitë njerëz që ushqehen shnetshëm dhe kujdesen n’ushqim dhe mundet me u kriju n’3 hapa t’thjeshtë.
PËRBËRËSIT:
1/3 tufë sallatë (Kale) ose sallatë e gjelbër (e masazhume me 1 lugë gjelle vaj ullini dhe pak kripë)
150 gr bizele t’gjelbra t’gjata (t’ziera n’avull për 5 min)
150 gr copa brokolli (t’ziera n’avull për 5 min)
150 gr bizele t’shkurta (t’ziera n’avull për 5 minuta)
1 kastravec (i prerë n’rriska)
150 gr selina (t’prera n’fije – opsionale)
80 gr tomatina
4-5 fije rozmarinë
1 gotë Tzaziki sos
HAPI 1:

HAPI 2:

HAPI 3:

REZULTATI:

Njilloj sikurse edhe me mezen kurorë (që s’asht dietale), varësisht prej pjatës dhe sasisë që dëshiron e e servu, ti mundesh me e shtu sasinë e përbërësve, normalisht duke i ndjekë hapat e maparshëm. Ti madje mundesh sosin Tzaziki me e përgatitë lehtësisht vet.
Servoje këtë meze me nji variacion ushqimesh t’tjera sikurse janë kërpudhat me gllazurë balsamike (ideale për meze t’nxehtë), shkopthat prej kashkavalli, qoftet me thjerrëza (që edhe ti që je vegjetarian/e mundesh me i hangër, e edhe ata që hajnë mish nuk kanë me ju rezistu), sallata e patateve me pesto, sallata e rukollës me mollë dhe shegë (që vërtetë ka nji shije unike) apo edhe tomatinat e mbushuna me djathë.
E nëse t’ka kapë sikleti se mos po harron ndonji element t’pritjes, ne t’i kemi përmbledhë krejt pikat t’cilat duhesh me i ditë kur gostitë mysafir.E poashtu t’i kemi listu edhe 4 ide/receta t’përshtatshme kur gostitë mysafir (për neja e kalabllëk). Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
