Festat e fundvitit veçse janë afru e shumë prej nesh kemi fillu me i ba përgatitjet e nevojshme, duke fillu prej bredhit, dritave, qirinjëve e dhuratave për ma t’dashtunit tonë, për kolegët (meqë tash n’modë asht “Secret Santa”), por edhe për shokët e shoqet. Besa edhe nejave t’fundvitit nuk asht që po ua lajmë keq. E radhën për me i kushtu kujdes, e vëmendje e kanë edhe recetat e ndryshme t’cilat mundemi me i përgatitë gjatë këtyre ditëve festive.
Kujdesi për detaje, servim e dekorim asht hap i randësishëm dhe që e ban diferencën n’raste ma speciale, veçanarisht gjatë festave t’fundvitit. E pjata sikurse mezja kurorë asht ideale për gosti familjare e shoqërore, e pos shijes ta kënaqë edhe synin dhe nuk asht aspak e vështirë me u kriju; 2 hapa t’thjeshtë t’nevojiten n’total me i ndjekë.
PËRGATITJA:
12 shkoptha t’shkurtë ose 12 rrëmojce
12 tomatina
12 ullinjë t’gjelbë (pa thelb)
12 toptha mocarelle
12 rriska suxhuk Bosnje
12 shtaga rozmarine
3 lugë gjelle uthull balsamike
HAPI 1:
Merr nji shkopth dhe fillimisht vendose nji tomatinë n’to. Pastaj shto topthin prej mocarellës, ullinin e krejt n’fund merre nji rriskë t’hollë suxhuku, paloje 2 herë (pra krijo 1 çerek) dhe vendose n’maje/n’fund t’shtagës. Njilloj vepro edhe me shkopthat e tjerë. Radhitjen mundesh me ua ndrru përbërësve po deshe. Mos harro n’pjatë me i vendosë shkopthat n’formë rrethore dhe mesin e pjatës me e lanë t’thatë.
HAPI 2:
N’mes secilit shkopth vendose nji fije rozmarine që me e plotësu ma shumë pjatën. Me lugë e me kujdes fillo spërkati përbërësit anash me pak uthull balsamike.
REZULTATI:
Varësisht prej pjatës dhe sasisë që dëshiron e e servu, ti mundesh me e shtu sasinë e përbërësve, normalisht duke i ndjekë hapat e maparshëm. Servoje këtë meze me nji variacion ushqimesh t’tjera sikurse janë kërpudhat me gllazurë balsamike (ideale për meze t’nxehtë), shkopthat prej kashkavalli, qoftet me thjerrëza (që edhe ti që je vegjetarian/e mundesh me i hangër, e edhe ata që hajnë mish nuk kanë me ju rezistu), sallata e patateve me pesto, sallata e rukollës me mollë dhe shegë (që vërtetë ka nji shije unike) apo edhe tomatinat e mbushuna me djathë.
E nëse t’ka kapë sikleti se mos po harron ndonji element t’pritjes, ne t’i kemi përmbledhë krejt pikat t’cilat duhesh me i ditë kur gostitë mysafir.E poashtu t’i kemi listu edhe 4 ide/receta t’përshtatshme kur gostitë mysafir (për neja e kalabllëk). Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria