Avokadoja asht nji prej frutave (por që shfrytëzohet si perime) që njihet për përfitimet shëndetësore dhe vlerat ushqyese, meqë asht frut që ofron yndyrna t’ngopshme e t’shnetshme për organizmin tonë. Pra, jo kot shumica e njerëzve t’shnetshëm pjesë t’dietës t’tyre e kanë edhe konsumimin e avokados n’forma t’ndryshme – shembujt e 4 tostave me ve dhe avokado, apo tosti me avokado dhe dredhëza – janë veç disa prej recetave ma t’famshme ku ky frut n’kombinim me përbërës t’tjerë sa ofron vlera ushqyese, po aq ofron edhe shije..
Kremoziteti dhe shija unike e avokados janë 2 cilësi që e komplementojnë secilën pjatë a shujtë, dhe padiskutimisht avokadoja kombinohet mirë e lehtë me shumë ushqime t’tjera. E ne kësaj radhe ta kemi kombinu avokadon me tomatina, duke e kriju kështu recetën plot shije t’tostit me avokado, tomatina.
PËRBËRËSIT (servimi për 2):
4 rriska bukë thekre
1 avokado
120 gr tomatina (t’prera n’gjysmë)
1 rriskë limoni
Kripë (Opsionale)
HAPI 1:

Pastro avokadon nga lëvorja dhe thelbi, vendose n’nji enë dhe me piru shtype at’ deri sa masa t’bahet përshesh. Shtrydhe rriskën e limonit sipër dhe shto kripë, e pastaj përzije masën mirë.
HAPI 2:

Rreshki rriskat e bukës qoftë n’toster, apo n’tigan për 3 minuta n’2 anët dhe pasi t’jenë rreshkë, merr nga 1 lugë e gjysmë gjelle përshesh avokadoje dhe vendose sipër secilës rriskë. Sigurohu me e përhapë avokadon njitrajtshëm n’rriskë dhe shto sipër tomatinat e prera. Servo!
REZULTATI:

Shijo këta tosta me nji filxhan kafe, ose çaj me xhenxhefil dhe shafran për mëngjes a ndonji drekë pak ma t’lehtë. Për shije pak ma acidike, mundesh tomatinave sipër me ju hedhë pak uthull balsamike, megjithatë ky hap asht opsional. E nëse don fuqishëm me nisë ditën, për ekstra energji ta rekomandojmë me e shoqnu këtë pjatë me smoothie-n me mollë dhe dredhëza, t’cilin e ke hazër n’dakik.
E meqë jemi tek avokadoja, ti mundesh me rregullu cilëndo pjatë t’tandën me avokado, duke kriju lule prej avokados; lule e cila asht ba bajagi virale nëpër bllogjet e nutricistëve dhe influencerëve t’kuzhinës e fitnesit. Besa edhe 5 super-recetat me avokado asht mirë mos me i lanë me t’ikë pa i provu, Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
