Se vakti kryesor për nji ditë me energji asht mëngjesi nuk e vëjmë n’dyshim. Mirëpo, jo çdo herë mrrijmë me e nxanë mëngjesin herët e me e përgatitë nji vakt t’shijshëm e t’mirë, veçanarisht nëse nuk ke kohë.
Nuk ke nevojë me hjekë dorë prej shijeve t’mira, sepse ne e kemi nji recetë t’shpejtë e t’shijshme gati për ty, që me nisë ditën mbarë e mirë mepjatën me gjizë, ve dhe perime t’cilën n’pak kohë e ke gati për nji super start. Poashtu, këto pjata janë lehtë me u përshtatë e me u ndryshu varësisht prej shijes, por edhe harxhit që e ke n’dispozicion.
PËRBËRËSIT:
3 lugë gjelle gjizë
1/2 gotë jogurt
Kripë (Opsionale)
Biber i zi (Opsionale)
1 ve e zier (e prerë n’mes)
1 gursht tomatina (t’prera n’mes)
1/2 kastravec (i prerë n’rriska)
PËRGATITJA:
Merr gjizën, jogurtin dhe mjaltën dhe kanellën e përziji bashk me nji pjatë. Vendosi copëzat e mollës dhe aarat sipër dhe servo.
REZULTATI:

Ti mundesh recetën me e ba gati, me e futë n’frigorifer e madje me e marrë për punë me vehte, njilloj sikurse edhe pjatën me gjizë dhe boronica.
Kurse nëse ke kohë dhe don me hangër diçka super t’shijshme, mos e le pa e përgatitë fritatta-n me spinaq dhe domate. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria
Përgatiti:
