Nuk je t’u ditë çka me hangër për mëngjes, por e din që je ka don me hangër sa ma shnetshëm që asht e mundun, por as nuk po don me hjekë dorë prej shijeve t’mira? – Nuk ke nevojë, se ne e kemi nji recetë t’shpejtë e t’shijshme gati për ty, që me nisë ditën me plot vitamina e ambëlsi.
Pjatat me gjizë e boronica, sikurse edhe pjatat me jogurt e fruta, asht nji recetë mëngjesi që n’dakik e ke gati e që shpesh ngjajnë n’desert. Poashtu, këto pjata janë lehtë me u përshtatë e me u ndryshu varësisht prej shijes, por edhe harxhit që e ke n’dispozicion. E komplet pjatën e ke gati brenda 1 minuti.
PËRBËRËSIT:
3 lugë gjelle gjizë
1/2 gotë jogurt
1 lugë gjelle mjaltë
1/2 gotë boronica
30 gr badema (t’imtësum)
PËRGATITJA:
Merr gjizën, jogurtin dhe mjaltën e përziji bashk me nji pjatë. Vendosi boronicat sipër dhe bademat e servo.
REZULTATI:
Ti mundesh recetën me e ba gati, me e futë n’frigorifer e madje me e marrë për punë me vehte. Poashtu, nëse veç e provon, ne ta rekomandojmë edhe Parfait-in me fruta mali – desertin e shëndetshëm t’cilin mundesh me marrë me vehte n’punë edhe nuk t’merr kohë ma shumë se 2 minuta. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria