Një djalë 10-vjeçar i tronditi të gjithë kur vuri re një sekret të fshehur në paketimin e çokollatës së famshme, Toblerone, shkroi “DailyMail”.
Nëna e tij tha se djali kishte gjetur “një ari të fshehtë” brenda imazhit të maleve zvicerane.
“Djali im kishte blerë Tobleronen e tij të parë sot. ‘Çfarë ariu është ky’, më pyeti ai”, shkroi gruaja me emrin Stephanie në Twitter.
Postimi iu shpërnda në të gjitha rrjetet sociale dhe mijëra njerëz thanë se ndonëse e kishin blerë shpesh këtë çokollatë, nuk e kishin vërejtur.
“Nuk e kam vënë re kurrë, djali yt është i mrekullueshëm”, u shpreh një komentues./Katror.info