Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se nesër (e mërkurë) në orën 20:00 jep shfaqjen “1984”, dramatizuar nga romani distopik i autorit George Orwell, me regji të Igor Mendjisky.
Në njoftim thuhet se ky projekt është përkahur nga Ambasada e Republikës së Francës në Kosovë dhe Policia e Kosovës.
Luajnë: Adrian Morina, Arta Selimi, Basri Lushtaku, Edona Reshitaj, Flaka Latifi, Shpejtim Kastrati, Xhejlane Godanci dhe Ylber Bardhi.
Kjo shfaqje do të jepet në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë – Prishtinë).
Për rezervime të biletave na kontaktoni në 044 430 693 ose fizikisht në biletoren e TKK-së, pranë Amfiteatrit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë./Katror.info