katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani mirëpret nisjen e zhbllokimit të konstituimit Kuvendit
    6 hours ago
    KDI: Procedurat e shkelura po bllokojnë konstituimin e Kuvendit
    7 hours ago
    Ambasadori britanik bën thirrje që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi
    7 hours ago
    Rohde për moskonstituimin e Kuvendit: S’ka mjaft vullnet politik
    7 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Muzeu “Çast”: Një hap më shumë drejt luftimit të stigmës dhe luftës për drejtësi
    9 hours ago
    Vijnë urimet e para për Bashën kryeparlamentar
    12 hours ago
    Si e nisi legjenda Ferit Zekolli karrierën në basketboll?
    17 hours ago
    BE-ja jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit
    16 hours ago
    Sonte mbahet koncerti solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
    17 hours ago
    Magnus Carlsen e mposht ChatGPT-në në shah pas vetëm 53 lëvizjesh
    2 weeks ago
    Harry dhe Meghan nënshkruajnë marrëveshje të re shumëvjeçare me Netflix
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    6 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    7 days ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    4 days ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    4 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    2 weeks ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Shqipëria “virtuale”, magnet për turistë nga e gjithë bota
    2 weeks ago
    Bodrumi: Nga mrekullitë antike tek parajsa e miliarderëve
    14 hours ago
    New York Times promovon Shqipërinë: Destinacioni turistik që po mahnit
    17 hours ago
    Franca është vendi më i vizituar në botë, pse pra nuk e ka aktivizuar turizmin?
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: 20 milionë dollarë nga Chan Zuckerberg për shërimin e sëmundjeve të rralla te fëmijët
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

20 milionë dollarë nga Chan Zuckerberg për shërimin e sëmundjeve të rralla te fëmijët

Last updated: 10/07/2025 9:55 AM
64 Shikime
Shpërndaje
Foto: DDDX3X foundation

Një iniciativë e re shkencore po ngjall shpresë për mijëra fëmijë që vuajnë nga sëmundje të rralla gjenetike.

Universiteti i Kalifornisë në San Francisko ka shpallur hapjen e Qendrës për Kura Pediatrike me CRISPR, një projekt pionier, i mbështetur me 20 milionë dollarë nga Chan Zuckerberg Initiative, fondacioni i themeluar nga Priscilla Chan dhe bashkëshorti i saj, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Kjo qendër është fryt i bashkëpunimit mes Jennifer Doudna, fituese e Çmimit Nobel për bashkë-zbulimin e teknologjisë gjenetike CRISPR, dhe Priscilla Chan, mjeke pediatre dhe filantrope.

Mundesh me e lexu edhe…

Qëllimi i tyre është të krijojnë trajtime të personalizuara për fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rralla gjenetike, për të cilat nuk ekzistojnë ende kura efektive, raporton Time.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Projekti merr frymëzim nga rasti i KJ Muldoon, një foshnje që u trajtua me sukses me një terapi eksperimentale të bazuar në CRISPR. KJ vuante nga një sëmundje e rrallë që e pengonte të përpunonte proteinat.

Mjekët arritën të korrigjonin një gabim të vetëm në ADN-në e tij, duke i dhënë fëmijës një jetë normale dhe duke shënuar një pikë kthese në përdorimin e CRISPR për trajtime brenda trupit.

Pikërisht këtë model synon të ndjekë edhe qendra e re. Fillimisht, tetë fëmijë do të përfshihen në një provë klinike për të marrë trajtime të krijuara enkas për mutacionin që kanë. Trajtimi do të kryhet përmes injeksioneve të thjeshta, pa pasur nevojë për procedura të ndërlikuara.

“Duam që terapitë me CRISPR të jenë të arritshme për të gjithë, veçanërisht për ata me sëmundje të rralla që nuk janë prioritet për kompanitë farmaceutike”, tha Doudna.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për Priscilla Chan, ky projekt ka edhe një dimension personal. Ajo kujton kohën kur punonte si mjeke dhe përballej me fëmijë me diagnoza aq të rralla, saqë prindërit i sillnin mjekëve vetëm një dokument të printuar me të vetmet informacione që mund të gjenin.

Chan ka themeluar gjithashtu programin Rare As One, që bashkon pacientë, studiues dhe shkencëtarë për të përshpejtuar kërkimet mbi sëmundjet e rralla.

Aktualisht, rreth 300 milionë njerëz në botë vuajnë nga afërsisht 6,000 sëmundje të rralla, dhe rreth 72% e tyre janë të lidhura me mutacione gjenetike. Qendra e re do të fokusohet tek ato mutacione që mund të korrigjohen më lehtë, si p.sh. ato që prekin mëlçinë.

Në të ardhmen, Doudna shpreson që CRISPR të shndërrohet në një teknologji standarde, ku për secilin pacient do të nevojitet vetëm të përshtatet “kodi udhëzues” që e çon CRISPR-in tek mutacioni i saktë, pa pasur nevojë për testime të gjata dhe të kushtueshme për çdo rast.

Ndërkohë, roli i inteligjencës artificiale pritet të jetë vendimtar, AI do të ndihmojë në parashikimin e efekteve që mund të kenë ndryshimet gjenetike dhe do të përshpejtojë krijimin e trajtimeve të reja./AP/Katror.info

TAGGED:Femijetpeoplesemundjet e rrallasherimishpetimitop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Agjencia e Mjedisit kërkon marrjen e masave për parandalim të zjarreve në deponitë e mbeturinave
Artikulli i ardhshëm Vazhdon KEE në Prishtinë – Dita e dytë nis me përballje të forta në CS2 për femra

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit

17 Shikime
Foto: Katedralja 'Nene Teresa'
People

Sonte mbahet koncerti solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës

39 Shikime
KuriozitetPeople

Magnus Carlsen e mposht ChatGPT-në në shah pas vetëm 53 lëvizjesh

24 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?