Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja më në fund është zhbllokuar duket shënuar gol për Chelsea-n e Londrës.
Në ndeshjen ndaj Preston e vlefshme për Kupën e Anglisë, Broja realizoi në minutën e 58-të, golin e parë për Chelsea-n pas nje goditjeje me kokë.
Broja e festoi këtë gol duke bërë simbolin e shqiponjës kuqezi.
Chelsea e mbylli ndeshjen në fitoren 4-0.
Emri i Armando Brojës po përfshihet vazhdimisht në zërat e merkatos gjatë muajve të fundit të vitit që sapo u mbyll, por 2024 e sheh atë si qendërsulmuesin titullar të Chelsea./Katror.info