Blerjet e makinave elektrike dhe hibride në mbarë botën u rritën me 21 përqind në muajin korrik falë rritjes së fortë të Kinës këtë vit edhe pse pati rënie të kërkesës në Europë tha firma kërkimore Rho Motion.
Në mbarë botën u shitën 1.35 milionë makina elektrike gjatë muajit Korrik ku 0.88 ishin në Kinë, 31 përqind më shumë sesa në Korrik të 2023.
Shitjet e makinave hibride në Kinë u rritën me 70 përqind. BYD është prodhuesi më i madh i makinave elektrike në botë raportoi rritje të shitjeve me 13 përqind dhe 44 përqind të makinave elektrike dhe hibride .
Në Europë shitjet ranë me 7.8 përqind në Korrik. Në Gjermani, tregu më i madh Europian i makinave elektrike, shitjet ranë me 12 përqind. Ndërkaq në SHBA dhe Kanada shitjet e makinave elektrike u rritën me 7.1 përqind./Katror.info