Sot për ta nderuar ekipin tonë olimpik në Lojërat Olimpike Paris 2024, të cilët bashkë me vete mbartin edhe dy medalje olimpike, do të organizohet pritje shtetërore.
E pikërisht me këtë kangë legjendare do e nisim ditën e martë, ditën e Kampionëve, kushtuar sportisteve tona, të cilat na e zbardhën ftyrën në podiumin olimpik dhe e vendosën Kosovën përkrah vendeve olmipike.
- Kanga është publiku më 7 tetor 1977.
- “We Are the Champions” është kangë nga grupi britanik i rockut Queen, i lëshuar nga albumi i gjashtë i grupit News of the World (1977).
- Kanga u shkrua nga këngëtari kryesor Freddie Mercury, ai mbetet ndër himnet më të njohur të rock-ut.
- Kanga ishte sukses mbarëbotëror, duke arritur numrin dy në tabelën e kangëve në Mbretërinë e Bashkuar, numrin katër në Billboard Hot 100 në ShBA, numrin tre në Kanada dhe dhjetëshen e parë në shumë vende të tjera.
- Në vitin 2009 kanga u fut në Hall of Fame Grammy dhe u votua si kënga e preferuar në botë në një sondazh të muzikës botërore të Sony Ericsson të vitit 2005.
Në vitin 2011, një ekip studiuesish shkencorë arriti në përfundimin se kanga ishte kanga më tërheqëse në historinë e muzikës popullore.
E shkruar duke pasur parasysh pjesëmarrjen e audiencës, Mercury tha se “Ne” në titullin e këngës i referohet të gjithëve që po e këndojnë atë.
Brian May e quajti këngën “bashkuese dhe pozitive”.
“We Are The Champions” është bërë një himn për fitoret në ngjarjet sportive, duke përfshirë si një këngë zyrtare me temë për Kupën e Botës FIFA 1994, dhe shpesh është përdorur ose referuar në kulturën popullore.
Kënga është realizuar edhe nga shumë artistë.
Më 7 tetor 2017, Queen publikoi një version Raw Sessions të këngës për të festuar 40 vjetorin e publikimit të News of the World.
Kanga n’Youtube numëron 113,198,531 shikime.