Po vazhdojmë me pak Soul Music, Contemporary R&B e pop.
- “Lay Me Down” është kangë nga këngëtari anglez Sam Smith, e publikuar më 15 shkurt 2013.
- Kanga është single kryesor nga albumi i tyre debutues në studio In the Lonely Hour (2014).
- “Lay Me Down” arriti në vendin e 46-të në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vendin e 25-të në tabelën amerikane Bubbling Under Hot 100 Singles në 2014.
- Kanga u shkrua nga Smith, Jimmy Napes dhe Elviin dhe u prodhua nga Napes dhe Steve Fitzmaurice.
- Kanga u ripublikua në shkurt 2015 si kënga e gjashtë nga albumi, këtë herë duke arritur numrin 8 në Billboard Hot 100 në SHBA dhe numrin 15 në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Versioni i tretë i punuar nga John Legend i regjistruar nga Comic Relief arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar në mars 2015.
Smith dhe Legend gjithashtu u shfaqen në një video për bamirësi. Ajo u postua nga Smith në llogarinë e tyre zyrtare në Vevo. Kjo video transmetua në nivel kombëtar në BBC One. Videoja shfaq Smith dhe Legend duke regjistruar kangën në një studio regjistrimi.
Sam Smith e këndoi kangën live në The Brit Awards 2015.
Kanga e versionit të dytë në Youtube numëron 469,650,433 shikime.
Dëgjim t’këndshëm…. mos harro me shpërnda dashuri 🙂 / Katror.info