Po vazhdojmë me një happy song nga dope grupi i rockut – R.E.M.
- “Shiny Happy People” është një kangë e rock grupit amerikan R.E.M. nga albumi i tyre i shtatë në studio, Out of Time (1991).
- Kanga u publikua më 6 Maj 1991.
Titulli dhe akordet bazohen në një poster propagandistik kinez. Slogani “Njerëz të lumtur që shkëlqejnë dhe kapin duart” përdoret në mënyrë ironike – kënga u publikua në vitin 1991, dy vjet pas kryengritjes në sheshin Tiananmen.
- Kanga arriti në numrin 10 në Billboard Hot 100 të ShBA, e katërta dhe e fundit si single nga R.E.M. që preku top 10-shen.
- “Shiny Happy People” preku ranglistat edhe në Mbretërinë e Bashkuar, duke u bërë e para nga R.E.M. që arriti top 10-shen.
Kanga ishte singulli i dytë nga albumi. Kangë shumë e çiltër, e lumtur, një kontrast i thellë me këngën shumë “Losing My Religion”, e cila u publikua e para.
Gjithashtu në “Shiny Happy People” bën pjesë edhe nga një vokalist mysafir, Kate Pierson, anëtar i një grupi tjetër të Athens(Georgia), B-52’s.
- Kantautorët e kangës ishin Bill Berry, Peter Buck, Mike Mills dhe Michael Stipe.
Kanga sot në kanalin Youtube numëron 67 milion klikime.
Gjithashtu kanga u shfaq në Beverly Hills, 90210 në episodin e vitit 1991 “Down and Out of District in Beverly Hills” dhe në sitcomin Friends në episodin e vitit 1994 “The One with the Monkey”. U përdor gjithashtu në filmin “Marley & Me” të vitit 2008, me Jennifer Aniston dhe Owen Wilson.
Dëgjohemi nesër.. 😊/Katror.info