Po e nisim të dielen me nji melodi të diskos e pak muzikë elektronike.
Kanga “Electricity” është punu nga grupi Silk City, që përbëhet Mark Robinson dhe Diplo, si dhe të ftuar në këtë kangë e kanë Dua Lipën tonë.
- Kanga u publiku për transmetim digjital përmes Columbia Records dhe Sony Music më 6 shtator 2018.
Në videoklip Dua shfaqet duke organizuar një party më 14 gusht 2003, kur pjesa më e madhe e Shteteve verilindore të Shteteve të Bashkuara dhe disa nga Kanadaja kanë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të një defekti të dukshëm softuerik që preku 55 milionë njerëz. Ndërsa Nju Jorku lufton me ndërprerjen e energjisë elektrike, Ronson dhe Diplo bllokohen në një ashensor në rrugën e tyre për tek parti i Duas.
Dua Lipa tha për Billboard: “Thjesht po lëvizja dhe po kërceja, po dilja nga vetja dhe e ndjeja vetëm për atë që ishte, ishte vërtet kënaqësi.”
- Kanga fitoi çmimin Grammy për incizimin më të mirë të kërcimit.
- Muzikalisht, “Electricity” vjen nga muzika e Chicago house dhe muzika e viteve të ’90-ta, dhe përfshin elementë të disko-house, diva house dhe elektropop.
Normalisht suksesi nuk mungoi.
- Në Mbretërinë e Bashkuar, “Electricity” debutoi në numrin 15 në edicionin e UK Singles Chart të datës 14 shtator 2018.
Në Shtetet e Bashkuara, “Electricity” kaloi gjithsej 10 javë jo të njëpasnjëshme në Billboard Hot 100.
- Deri sot, në kanalin Youtube, kanga numëron mbi 166 milion klikime.
Videoklipi u nominua për MTV Video Music Award për videon më të mirë të kërcimit në MTV Video Music Awards 2019.
Vikend t’kandshëm../Katror.info