Vazhdojmë me pak Jazz, Rock, Reggea e Pop.
- “Englishman in New York” është kangë e kantautorit anglez Sting, nga albumi i tij i dytë në studio “Nothing Like the Sun”, i publikuar në tetor 1987.
Branford Marsalis luajti saksofon soprano në pistë, ndërsa bateritë u luajtën nga Manu. Katché dhe perkusioni nga Mino Cinélu.
- Kanga u lansua në shkurt 1988 si kanga e tretë nga albumi, por arriti vetëm në vendin e 51-të në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar.
- Në SHBA, “Englishman in New York” arriti në vendin e 84 në tabelën Billboard Hot 100 në prill 1988, dhe arriti në vendin e 32 në tabelën kryesore të Billboard Rock në të njëjtin muaj.
Megjithatë, kanga pati më shumë sukses në Evropën kontinentale, duke u bërë hit në disa vende, duke arritur në top 40 në Francë, Holandë, Spanjë dhe Belgjikë.
- Në vitin 1990, pak para publikimit të albumit të tij të tretë në studio The Soul Cages, etiketa diskografike e Sting licencoi DJ dhe producent holandez Ben Liebrand për ta ripërpunuar “Englishman in New York” dhe më pas e lansoi atë si single.
Versioni i ri ishte komercialisht më i suksesshëm, duke arritur numrin 15 në klasifikimet e Mbretërisë së Bashkuar në mesin e vitit 1990.
- Në vitin 2010, Sting ri-regjistroi këngën në një version orkestral për albumin e tij Symphonicities.
Kanga n’Youtube ka 270,699,851 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 / Katror.info