Shkojmë me pak pop, hip-hop/pop, R&B e tropical house.
- “I Got You” është kangë e këngëtares amerikane me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha.
- Kanga u publikua më 28 tetor 2016, si pjesë e albumit të saj debutues në studio Expectations (2018).
Kanga u prodhua nga ekipi i prodhimit Captain Cuts.
- Gjithashtu ishte pjesë në një reklamë për Galaxy S21 FE.
Videoklipi është drejtuar nga Dave Meyers. Bebe Rexha ka filmuar një videoklip për kangën, por është anuluar për shkak të përmbajtjes së saj eksplicite.
- Ajo i tha në një intervistë: “Ishte në fakt shumë seksuale, kështu që më duhej ta largoja Ishte shumë”, duke shpjeguar më tej: “Kam fansa/e të rinj/reja. Më pëlqen të jem seksi, sepse jam grua. por unë ende dua të jem një model i mirë.”
Rexha më vonë filmoi një version tjetër për kangën në një shkretëtirë.
Veshjet që ajo kishte veshur në videoklipin u krahasuan nga Billboard me ato të Kylie Jenner.
- Këngëtarja e performoi kangën për herë të parë në MTV Europe Music Awards më 6 nëntor 2016.
Më 13 janar 2017, ajo performoi “I Got You” në Good Morning America së bashku me kangën e saj të mëparshme “In the Name of Love”.
Kanga n’Youtube numëron 373,863,237 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info