Vazhojmë me pak rap e hip-hop.
“Niggas in Paris”, ose e redaktuar për radio si “In Paris” ose thjesht “Paris”; e albumit “Ni**as in Paris”, është një kangë nga reperët amerikanë Jay-Z dhe Ye, (i njohur muzikalisht gjithashtu si Kayne West) nga albumi i tyre bashkëpunues Watch The Throne (2011).
- Në javën e publikimit të albumit, “Niggas in Paris” debutoi në numrin 75 në Billboard Hot 100, duke arritur përfundimisht në vendin e pestë.
- Jashtë Shteteve të Bashkuara, “Niggas in Paris” arriti kulmin në dhjetëshen e parë të top-listave në Mbretërinë e Bashkuar.
Që nga viti 2018, “In Paris” ka shitur 6.7 milionë njësi arketipe digjitale në Shtetet e Bashkuara.
- Kanga fitoi performancën më të mirë Rap dhe Këngën më të Mirë Rap në Çmimet e 55-të Vjetore Grammy.
Bendi amerikan i metalit alternativ Faith No More e bëri kangën cover live në vitin 2012.
- ADVERTISEMENT -
Grupi britanik rap metal/progressive metal/djent Hacktivist publikoi gjithashtu coverin e kangës me një video shoqëruese në gusht 2013.
- Videoklipi u nominua për videon e vitit në BET Awards 2012, duke humbur me kangën tjetër të dyshes Otis, “Niggas in Paris” mori dy nominime në MTV Video Music Awards 2012 për Editimin më të Mirë dhe Videon më të Mirë Hip-Hop.
- Kanga u nominua gjithashtu për videon më të mirë ndërkombëtare urbane në 2012 në UK Music Video Awards.
N’Youtube numëron 389,095,649 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info.