Vazhdojmë me nji kangë pop, future bass e guitar.
- “In the Name of Love” është kangë e regjistruar nga DJ dhe producenti holandez Martin Garrix dhe këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha.
- Kanga u prodhua nga Garrix, Matt Rad, Steve James dhe Simon Says.
- Kanga u lansua në iTunes dhe shërbimet e transmetimit pasi ai dha premierë këngën në Festivalin Ultra Music 2016.
- Kanga u rangua si e 9-ta në top-listat britaneze, ndërsa në Amerikë si e 24-ta.
Një EP remix u publikua më 11 nëntor 2016, i përbërë nga tre remixe me DallasK, The Him dhe Snavs.
- Rachel Sonis nga revista “Idolator” tha se kanga tingëllonte “si himni i verës që e kemi pritur gjatë gjithë kohës”.
Kanga n’Youtube numëron 756,697,636 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info