Vazhdojmë me Regional Brazilian, Bachata, Reggae, Rock, Musica tropicale.
- “Me Gustas Tú” është single i dytë nga albumi i dytë solo i Manu Chao, Próxima Estación: Esperanza.
- Kanga ka rezultuar të jetë një nga kangët më të njohura të artistit në mbarë botën.
- Kanga u publikua më 14 maj 2001, si dhe u shkrua dhe u prodhua nga vetë Manu Chao.
Teksti i kangës ka një strukturë të thjeshtë por tërheqëse dhe është kryesisht në spanjisht me një pjesë të korit në frëngjisht.
Kanga, si dhe dy kangë të tjera nga i njëjti album, “La primavera” dhe “Infinita tristeza”, përmbajnë të njëjtën muzikë në sfond.
“Me Gustas Tú” do të thotë “Më pëlqen” në spanjisht.
- Teksti i kangës “Me Gustas Tu” (apo shq. Më pëlqen) ka të bëjë me vlerësimin e gjërave të vogla që e bëjnë jetën të vlefshme, pa marrë parasysh kohën apo vendin.
- Këngëtari shpreh dashurinë e tij për të dashurin e tij me një përshkrim të gjërave që ai do, si avionët, udhëtimet, mëngjeset, era, ëndrrat, deti dhe marihuanan.
Kënga tregon gjithashtu se sa kultura të ndryshme bashkohen në festën e dashurisë, me referenca për qytete të ndryshme.
Në fund, ai e kupton se jeta është e çmuar dhe pranon se jo gjithçka që shklëlqen është e vërtetë, duke sugjeruar se jeta ka nevojë për ulje-ngritjet e saj për t’u vlerësuar me të vërtetë.
Kanga n’Youtube numëron 225,146,475 shikime. /Katror.info
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info