Po vazhdojmë me xhazz e me shprit holiday.
- “New York, New York”, është kënga me temë nga filmi i Martin Scorsese New York, New York (1977),
- Kanga është kompozu’ nga John Kander, me tekst nga Fred Ebb, ndërsa është shkru dhe interpretu në film nga Liza Minnelli.
- Mbetet një nga këngët më të njohura për qytetin e Nju Jorkut. Në vitin 2004 u rendit në vendin e 31-të në sondazhin 100 Years…100 Songs të AFI-së për meloditë më të mira në kinemanë amerikane.
- Kënga nuk u bë një hit popullor derisa u mor në koncert nga Frank Sinatra gjatë shfaqjeve të tij në Radio City Music Hall në tetor 1978.
Në vitin 1979, “Theme from New York, New York” u regjistrua nga Frank Sinatra për albumin e tij Trilogy: Past Present Future (1980), dhe u lidh ngushtë me të si një nga këngët e tij të njohura. Don Costa mori një nominim për Grammy për orkestrimin energjik.
Incizimi i Sinatrës arriti kulmin në #32 në qershor 1980, duke u bërë hiti i tij i fundit në Top 40.
- Kënga u nominua për një çmim Grammy për performancën më të mirë vokale pop.
Kanga n’Youtube numëron 41,039,867 shikime.
Dëgjim t’kandshëm..:) /Katror.info