Vazhdojmë javën me pak thrash metal, rock e hard rock.
- “One” është kangë nga metal grupi amerikan “Metallica”, e lansuar si single e tretë dhe i fundit nga albumi i katërt në studio i grupit, …And Justice for All (1988).
“One” osht’ shkru nga anëtarët e grupit James Hetfield dhe Lars Ulrich.
Kanga portretizon një ushtar të Luftës së Parë Botërore, i cili është plagosur r krahët, këmbët dhe nofullën e hedhur nga një minë tokësore, i verbër dhe i paaftë për të folur ose lëvizur.
- Kanga ishte u bë kanga e parë e grupit që u rendit në SHBA, duke arritur numrin 35 në Billboard Hot 100.
Ishte gjithashtu hit numër një në Finlandë.
- Videoklipi i kangës u prezantua në janar 1989 në MTV.
- Vidoklipi u xhiru bardh e zi nga regjisori Michael Salomon, historia e videos ndërthuret me skena të marra nga filmi kundër luftës i vitit 1971 Johnny Got His Gun.
Videoja u rendit në numrin një në MTV menjëherë pas prezantimit të saj.
Metallica performoi “One” për shfaqjen e 31-të Vjetore të Çmimeve Grammy të transmetuar nga Los Angeles në 1989.
- Më 1990 kanga fitoi një çmim Grammy për Performancën më të Mirë Metal, e para që fitoi ndonjëherë në atë kategori.
Grupi gjithashtu performoi kangën së bashku me pianistin Lang Lang në çmimet e 56-të vjetore Grammy në 2014.
N’Youtube numëron 275,869,282 shikime.
Dëgjim t’kandshëm…:) /Katror.info