Vazhdojmë me Alternative R&B, electronic, me ngjyra R&B-rock, e reggae.
- “Pillowtalk” është single debutues solo i këngëtarit dhe kompozitorit anglez Zayn Malik, nga albumi i tij debutues solo në studio Mind of Mine.
- Kangën e shkroi me Anthony Hannides, Michael Hannides, Joe Garrett dhe producentin e tij Levi Lennox.
- “Pillowtalk” u publikua si single kryesor nga albumi më 26 janar 2016 së bashku me videoklipin e saj, ku shfaqej e dashura e tij në atë kohë, modelja amerikane Gigi Hadid.
Është kanga e parë e Zayn e lansuar pas largimit të tij nga One Direction në mars 2015.
- Me këtë kangë debutoi në vendin e parë në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Billboard Hot 100 në SHBA, duke e bërë Malik artistin e parë britanik që debutoi në vendin e parë në SHBA me një debutim solo.
Kanga arriti 1 miliard shikime në YouTube më 23 shtator 2020.
- Billboard e renditi “Pillowtalk” në vendin e 37 në listën e tyre “100 këngët më të mira pop të 2016”.
Në mbarë botën, Zayn kishte transmetimet më të larta të ditës së parë dhe javore për një artist debutues.
Që nga 20 Prilli 2016, kanga ka marrë 330 milionë transmetime në Spotify dhe Shazam.
Sot, në Youtube numëron 1,156,832,141 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info