Vazhdojmë me pak Alternative rock, Reggae, Alternative/Indie, Electropop, Reggae fusion, Pop.
- “Ride” është kangë e shkruar dhe regjistruar nga dyshja muzikore amerikane Twenty One Pilots, nga albumi i tyre i katërt në studio, Blurryface.
- “Ride” u lëshua fillimisht si një kangë promovuese në YouTube më 11 maj 2015.
Videoklipi për kangën u publikua në YouTube të nesërmen. Gjithashtu u lansua në radio hit bashkëkohore amerikane më 16 prill 2016, si single i pestë zyrtar i albumit.
- Kanga arriti në vendin e pestë në Billboard Hot 100 në SHBA.
- Ndërsa preku vendin e parë në listat Hot Rock Songs, Mainstream Top 40 dhe Alternative Songs, numri katër në tabelën Adult Top 40 dhe numri pesë në tabelën Hot Dance Airplay.
Videoklipi për “Ride” demonstron një kontrast të fortë të një shfaqjeje brenda një pylli, duke kaluar papritur nga errësira në dritën e ditës.
- Kanga n’Youtube numëron 1,418,278,969 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info