Po e vazhdojmë vikendin me pak Classic Country, Rock, Country.
- “Ring of Fire” është kangë e njohur nga Johnny Cash kur u shfaq në albumin e tij të vitit 1963, “Ring of Fire: The Best of Johnny Cash.”
- Kanga është shkru nga gruaja e Cash, June Carter Cash dhe Merle Kilgore, fillimisht u regjistrua si “Ring of Fire (Love’s)” nga motra e June, Anita Carter në albumin e saj të vitit 1963 “Kangët popullore të vjetra dhe të reja”.
- Versioni i Cash-it u bë një nga hitet më të mëdha të karrierës së tij, duke qëndruar në vendin e parë në top chart për shtatë javë.
- “Ring of Fire” u certifikua ari nga RIAA më 21 janar 2010 dhe ka shitur mbi 1.2 milion shkarkime digjitale.
- Kanga u emërua kanga e katërt më e mirë e të gjitha kohërave nga Country Music Television, ndërsa Rolling Stone e renditi atë si kënga e 87-të më e mirë e të gjitha kohërave dhe kanga e 27-të më e mirë e të gjitha kohërave.
Versione të shumta coveresh të “Ring of Fire” janë prodhuar, versioni më i suksesshëm komercial është nga Eric Burdon & the Animals.
Versioni i tyre u regjistrua në fund të vitit 1968 dhe u rendit në top 40 në katër vende.
Kanga n’Youtube numëron 5,878,067 shikime.
Dëgjim t’kandshëm 🙂 / Katror.info