Vazhdojmë me pak Swamp rock, blues rock, rock and roll, Southern rock, Roots rock, e Psychedelic rock.
- “Susie Q” është kangë rockabilly e bashkëshkruar dhe interpretuar nga muzikanti amerikan Dale Hawkins, e lanësuar në vitin 1957.
Kanga ishte sukses komercial dhe u bë klasik i epokës së hershme rock and roll duke u regjistruar nga shumë interpretues të tjerë në vitet e mëvonshme.
Një ndër grupet që e përpunuan këngën janë edhe grupi Creedence Clearwater Revival.
- Creedence Clearwater Revival lëshoi një version të Suzie Q. në albumin e tyre debutues në vitin 1968.
- Suzie Q ishte hiti i vetëm i grupit në Top 40 që nuk ishte shkruar nga John Fogerty, duke arritur kulmin në numrin 11 për një javë në nëntor 1968.
Creedence Clearwater Revival, apo siç referohet në formën e shkurtuar si CCR ose thjesht Creedence, ishte rock-grup amerikan i formuar në El Cerrito, Kaliforni.
Grupi përbëhej nga vokalisti kryesor, kitaristi kryesor dhe kompozitori kryesor John Fogerty, vëllai i tij, kitaristi i ritmit Tom Fogerty, basisti Stu Cook dhe bateristi Doug Clifford.
Kjo kangë ishte hiti i tyre i parë i madh.
- Fogerty i tha revistës Rolling Stone në vitin 1993 se ai regjistroi “Suzie Q” për ta luajtur këngën në KMPX, një stacion radiofonik progresiv-rock në San Francisko, kjo është arsyeja pse u zgjat në tetë minuta.
- Versioni CCR i këngës u certifikua për herë të parë Artë nga RIAA më 13 dhjetor 1990, për gjysmë milioni kopje të dërguara dhe Platinum më 10 maj 2019, për një milion kopje në shitje dhe transmetime.
Kanga n’Youtube numëron 5,833,397 shikime.’
Dëgjim t’kandshëm 🙂 /Katror.info