Nisim javën me Alternative Rock, Alternative Indie, Rock.
“Under the Bridge” është kangë nga rock grupi amerikan Red Hot Chili Peppers dhe kanga e njëmbëdhjetë në albumin e tyre të pestë në studio, Blood Sugar Sex Magik (1991).
- Vokalisti Anthony Kiedis shkroi tekstin ndërsa reflektonte mbi vetminë dhe luftën për të qenë të pastër nga droga.
- Kanga u publikuar në mars 1992, “Under The Bridge” u vlerësua nga kritikët dhe fansat për peshën e sajj emocionale.
- Kanga ishte sukses komercial dhe ma e njohura e grupit, duke arritur kulmin në numrin 2 në Billboard Hot 100 dhe të certifikuar si platin.
Kanga ishte gjithashtu sukses në vende të tjera, kryesisht duke u renditur në Top 10.
“Under the Bridge” ndihmoi Red Hot Chili Peppers të hynte në rrymë.
David Fricke i Rolling Stone tha se kanga “e futi befasisht grupin në Top 10”.
- “Under the Bridge” është bërë një frymëzim për artistë të tjerë dhe mbetet një komponent themelor i lëvizjes alternative rock të fillimit dhe mesit të viteve 1990.
Në prill të vitit 1998, All Saints publikoi një cover të “Under the Bridge”, e cila kryesoi Lista e Single në Mbretërinë e Bashkuar për dy javë në maj 1998.
- “Under the Bridge” u rendit gjithashtu në vendin e 98-të në listën e Rolling Stone “100 këngët më të mira të kitarës së të gjitha kohërave” dhe u rendit në vendin e 328 në “500 këngët më të mira të të gjitha kohërave”.
Kanga n’youtube numëron mbi 85,019,848 shikime.
Dëgjim t’kandshëm..:) /Katror.info